KS kundershton debatin e hapur per Kosoven. KFOR Pikat 1 dhe 31 zona te ndaluara ushtarake

Këshilli i Sigurimit i OKB hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për një seancë të posaçme me debat të hapur për situatën e tensionuar ditët e fundit në veri të Kosovës. Agjencia e lajmeve Deutsche Welle citon një diplomat perëndimor I cili është shprehur se takimi i rregullt i këshillit në gusht për Kosovën është "vendi i përshtatshëm për një debat publik". Pas takimit me Jeremicin, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon i bëri thirrje të dyja palëve, të zgjidhin konfliktin me rrugë bisedimesh.
Ndërkaq KFOR-i i ka shpallur dy pikat kufitare në veri të Kosoves zona të kufizuara çka do të thotë se çdo përpjekje e re për vandalizma në brezin kufitar Kosovë- Serbi do të zbrapset nga forcat e KFOR-it. Në rast nevoje, forcat tona do t´i përgjigjen dhunës edhe me forcën vdekjeprurëse, paralajmëroi Kkomandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buehler të ejten në Mitrovicë.
“Ushtarët mund të përdorin forcë vdekjeprurëse. Mund t´i përdorin armët e tyre për t´u vetëmbrojtur, për të mbrojtur popullatën, pronën, Zonën e Kufizuar Ushtarake. Asnjeri i paautorizuar të punojë në porta apo të kalojë portat, nuk guxon të jetë pranë tyre. Në zona të kufizuara rregullat janë shumë të qarta. Shenjë e mirë është se të gjithë jemi të mendimit se dorasit e aktit kriminal të vrasjes së policit të Kosovës dhe zjarrvënësit e pikës kufitare në Jarinjë, duhet të gjehen dhe të sillen para drejtësisë”- tha Byhler.
KFOR-i do të qëndrojë në pikat doganore 1 dhe 31 deri në krijimin e rrethanave të reja.Në konfliktin për ndalimin reciprok të importeve serbët e revoltuar i vunë zjarrin të mërkurën një poste kufitare në veri të Kosovës.