Topalli takon Irene Pivetin, synohet hapja e Agjencisë së Promovimit
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot në një takim zonjën Irene Pivetti, personalitet i njohur publik, ish Kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali.
Zonja Piveti, shoqërohej në këtë takim nga ambasadorin italian, Sabah D’Ellia. Ajo e njohu Kryetaren e Kuvendit me veprimtarinë e Agjencisë së Promovimit, që mbështetet në një gamë të gjerë programesh për nxitjen e zhvillimi ekonomik në zonat të lëna në harresë në Itali, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.
Agjencia synon shtrirjen e këtij programi edhe në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi nismën pasi inkurajon më tej konsolidimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.
(s.g/balkanWeb)