E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Norvegjise. Ceremonia mortore e 76 te rinjve.

Në Norvegji në  mbarë vendin  flamujt janë ulur në gjysëm shtizë ndërsa kanë filluar procesionet funebre  për 76 viktimat  e masakrës  së Utojës (Utoyah) . Një javë pas masakrës   funerali i parë mbahet për një  vjazë 18 vjecare  me origjinë  kurdo irakiane, një ndër viktimat e shumta të Anders Behring Breivik, në ishull . 

Të mbijetuarit tregojnë se Breivik,  me uniformë policie,  kishte  qëlluar me gjakftohtësi viktimat e tij, një e nga një, duke i shënjestruar me durim ndërsa  më kot  tentonin të fshiheshin nën shtretër, mbi pemë, apo pas shkëmbinjve.


 Adrian Pracon një i ri i mbijetuar rrëfen; "Herën e parë që e vura re se nuk ishte I marrë ishte kur pashë se mbante një armë gjysmë-automatike, që mund të qëllonte shumë  herë për sekondë. Por ai e kishte vendosur të qëllonte vetëm një herë. Një njeri i çmendur do të përpiqej të shkaktonte kaos. Dhe ndoshta do të vrasë veten në fund. Ai nuk e bëri këtë . Ai, kishte planifikuar që  cdo plumb duhej të qëllonte dhe të vriste  dhe unë nuk besoj se një njeri i çmendur mund ta bëjë, me kaq gjakftohtësi, dicka të tillë. "

Policia norvegjeze  ndërkohë merr sërish në pyetje për masakrën organizatorin e sulmeve  më të rënda për vendin në kohë paqeje. Anders Behring Breivik ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e 68 personave në ishullin Utoja dhe bombardimin e ndërtesës qeveritare në Oslo, ku u vranë 8 persona, por hetuesit thonë se ai duhet të pyetet për herë të dytë pas daljes në dritë të  informacioneve të reja. Hetuesit thonë se prioritet i tyre do të jetë që të përcaktojnë nëse Breiviku ka vepruar i vetëm apo ishte pjesë e një rrjeti ekstremist. Kryeprokurori Tor-Aksel Busch tha se Breivik nuk do të dalë para gjyqit deri në 2012 për shkak të kompleksitetit të cështjes. Ai përballet  dhe me mundësinë e ngritjes së akuzave për krime kundër njerezimit 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›