E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks pacientësh, mbushen pavijonet

 

Muajin që lamë pas fluksi i pacientëve të shtruar në Spitalin Ushtarak ka qenë tepër i lartë. Trauma, aksidente, helmime, këto kanë qenë problemet më të shpeshta me të cilat është përballur stafi i mjekëve. Madje në disa shërbime situata ka arritur deri aty ku burra e gra të shtrohen bashkë në një dhomë, në pamundësi për t’i ndarë veçmas. Në fakt shërbimet janë ngushtuar jo pak, ndonëse ambientet e pashfrytëzuara janë me shumicë. Numri i lartë i pacientëve të shtruar ka përkuar edhe me aksidentet e shumta automobilistike gjatë sezonit të verës. Thuajse çdo ditë ka pasur persona të dëmtuar rëndë, të cilët domosdoshmërisht janë drejtuar në dyert e Spitalit Ushtarak. Kjo pasi aty është e vetmja qendër traume në vendin tonë, deri në hapjen e një të dyte në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›