E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahtisari: Mosnjohja e Kosovës pengon zgjerimin e BE-së

 

 Ish-kryenegociatori i Kosovës dhe laureati i çmimit “Nobel” për Paqe, Marti Ahtisari ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, që të mos e pranojë Serbinë në familje para se ky shtet të njohë pavarësinë e Kosovës. “Përvoja e këtij viti na ka treguar se nuk mund të pranojmë ato vende, të cilat nuk jetojnë mirë me fqinjët. Shtetet që kanë qenë të përfshira në konflikte duhet të jenë në gjendje të pranojnë realitetin dhe në rastin e Serbisë, ajo duhet të njohë Kosovën e pavarur para se të hyjë në Bashkimin Evropian”, tha Ahtisari në një seminar mbi zgjerimin e BE-së në Bruksel. Ai theksoi se qëndrimi i 5 shteteve evropiane kundër pavarësisë së Kosovës do ketë pasoja serioze në zvarritjet e zgjerimit dhe fajin do e mbajnë këto vende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›