Bënte sauna në anije, vdes turisti turk 73-vjeç
Durrës- Një turist turk 73-vjeçar, i cili udhëtonte me një anije krocere, ka mbërritur i vdekur në portin e Durrësit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i 73-vjeçarit Ozgen Huseyin Erol, lindur e banues ne Nesvehir (Turqi), ka mbërritur me anijen turistike "Dalmacia" në Portin Detar të Durrësit.
Sipas grupit hetimor që mbërriti menjëherë në anije, rezultoi se viktima ka qenë duke bërë sauna në një dhomë të anijes turistike. Gjatë kësaj procedure, sipas dëshmive që janë dhënë përt të hedhur dritë mbi ngjarjen është deklaruar se ai është rrëzuar në tokë pa ndjenja.
Policia ka njoftuar se i moshuari nga Turqia kishte hipur në këtë anije të shtunën e kaluar ne portin e Izmirit (Turqi) dhe ishte nisur në një udhëtim turistik prej 7 ditësh, por ka qenë i pafat.