Fluksi i emigrantëve, arrin në 2 km radha në doganën greke
KORCE - Fluksi i lartë i emigrantëve që kthehen për pushime në vendlindje, dje ka pasuar me radhë të gjata në Kapshticë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se radha nga ana e doganës greke ka arritur në 2 kilometra.
Mësohet se emigrantët kanë pritur në radhë për shkak të punës së ngadaltë të punonjësve të doganës së vendit fqinj. Po të njëjtat burime sqarojnë se pala shqiptare punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me 2 sportele.
Vetëm pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Flamur Noka, deklaroi se radhët në pikat doganore do të jenë vetëm kujtim i së shkuarës.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)