E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt, luftë ndaj Ljuis: E kam humbur respektin

LONDER - Deklarata e Karl Ljuis pak ditë më parë, ku hodhi dyshime mbi pastërtinë e Usain Bolt, ka bërë që ky i fundit t'i shpallë zyrtarisht "luftë" "Birit të Erës".

"Nuk e kuptoj sesi një vit, një sprintier garon në 10.3 sekonda e vitin tjetër në 9.63", u shpreh amerikani. "Dua t'i them diçka Karl Ljuis: unë e kam humbur totalisht respektin për të. Dopingu është diçka serioze dhe të ngresh dyshime mbi një atlet, më inatos shumë. Mendoj se ai dëshiron të tërheqë vëmendjen, pasi askush nuk flet më për të", tha Bolt, fitues i dyfishtë në 100 e 200 metra, në Pekin e Londër.

Më pas ai u shpreh se admiron Majkëll Xhonson, rekordin e të cilit theu dy net më parë. Ndërkohë, kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e quajti Bolt një "ikonë të sportit".

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›