E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, tre baballarë, por vetëm një bebe!!!

ROMË - Tre siçilianë u paraqitën në të njëjtën kohë si baballarë të mundshëm për të njohur beben, të cilën e kishte lindur një vajzë e re në një spital në Palermo duke shkaktuar një debat të nxehtë dhe mbërritjen e karabinierëve.

Të tre personat kishin një lidhje me vajzën 24-vjeçare dhe pretendonin të tre atësinë e fëmijës.

Më në fund nëna doli nga spitali me të sapolindurin në krahë me njërin nga të tre duke theksuar: "Ky është babai i vërtetë". Dy të tjerët u panë në sy dhe u larguan të mërzitur.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›