Yndyrat e larta ne gjak, si t’i eliminojme
Sasia e madhe e yndyrave ne gjak sjell probleme tek te gjithe njerezit, por kryesisht tek te semuret me diabet. Keshtu, nje sasi e larte e tyre mund te shfaqe probleme si ne gjymtyre, tru dhe zemer. Per te gjitha keto, mjekja endokrinologe Luftime Bruka jep te gjitha keshillat qe duhet te ndjekin ata persona, te cilet kane sasi te larta te yndyrave.
Nese nje person ka yndyra te larta ne gjak, cfare mund te rrezikohet nga to?
Prania e yndyrave te larta ne gjak shkakton Arterosklerozen, e cila prek me teper personat me diabet, sesa ata qe nuk vuajne nga diabeti. Ndaj eshte shume e rendesishme qe ky grup pacientesh gjate kontrollit te nivelit te sheqerit ne gjak te kontrolloje edhe sasine e yndyrave.
Cilet jane faktoret kryesore, qe ndikojne ne shfaqjen e yndyrave?
Yndyrat mund te shfaqen tek kushdo, si tek peronat qe kane nje semundje kronike (diabet), po ashtu edhe ata qe nuk vuajne nga keto semundje. Por, jane disa faktore kryesore qe shkaktojne keto yndyra. Pikesepari, duhet te theksohet mosha, sepse kjo semundje prek me teper personat mbi 40 vjec, por mund te preke edhe moshat e reja. Por shenjat e para shfaqen pas te dyzetave. Kurse, per sa i perket seksit me te prekur jane meshkujt, sesa femrat. Keto te fundit deri ne moshen 60 vjec jane te mbrojtura nga disa hormone dhe nuk lejojne rritjen e nivelit te yndyrave. Por edhe menopauza ka nje rol te rendesishem; me shfaqjen e saj fillojne edhe problemet dhe numri i grave me yndyre te larte barazohet me ate te burrave. Nje tjeter faktor i rendesishem eshte raca. Arteroskleroza prek me teper racen e bardhe. Por edhe ushqimi luan nje rol te rendesishem. Personat te cilet hane shume, dhe sidomos ata qe konsumojne yndyra shtazore, jane me te predispozuar per rritjen e yndyrave ne gjak. Po keshtu, edhe e verdha e vezes, sheqeri, brumi dhe gatimi me gjalpe ndikon negativisht tek yndyrat.
Po per sa i perket stresit, punes, a kane ndikim keto ne rritjen e nivelit te yndyrave ne gjak?
Po, eshte e vertete qe Arteroskleroza prek me shume personat qe punojne me stres, si dhe ata qe nuk kryejne aktivitet fizik. Per sa i perket punes, me te predispozuar jane ata te cilet kane profesione te punes mendore. Te tjere faktore qe ndikojne ne rritjen e nivelit te yndyres eshte edhe pirja e duhanit, si dhe tensioni i larte.
Sa te rrezikuar jane pacientet me diabet nga yndyrat?
Pothuajse te cdo i semure me diabet kemi crregullime te yndyrave, por qe jane me te shprehura me teper tek te semuret me diabet tip I se sa tek ata me diabet tip II. Crregullimi i ekuilibrit te ketyre yndyrave vepron ne nje kohe te shpejte me shfaqjen e arterosklerozes tek diabetiket, sesa tek ata qe nuk vuajne nga kjo semundje.
Cilat jane pasojat qe sjell Arteroskleroza?
Arteroskleroza demton enet e gjakut, te zemres, qe shoqerohet me dhimbje te forta ne gjoks, e cila ne gjuhen mjekesore quhet angina pectoris ose mund te avancoje me tej deri ne infarkt. Dhimbja e forte ne gjak shfaqet ne forma te ndryshme, si rendim, shpim apo djegie. Kjo mund te zgjase per pak, por mund te shkoje edhe deri ne 30 minuta. Me kalimin e kohes, kur dhimbja behet me e madhe, perhapet edhe ne pjesen e majte te nofulles, shpatullen e majte, si dhe ne po kete krah. Nese dhimbja eshte e vazhdueshme dhe e forte keshillohet te merret medikamenti trinitrine, i cili duhet te mbahet nen gjuhe.
Ju thate qe dhimbja e forte mund te shkoje deri ne infarkte te miokardit, ne keto raste cfare keshillohet?
Infarkti i miokardit eshte nje gjendje me e zgjatur dhe me e rende, e cila nuk qetesohet me marrjen e trinitrines. Prandaj i semuri duhet te paraqitet menjehere ne spital per te marre mjekim mjekesor me te specializuar. Ka raste qe infarkti i miokardit behet shkak per shfaqjen e diabetit, ose tek keta te semure ka nje ecuri me te rende. Te gjithe te semuret diabetike, qe kane kaluar infarkt miokardi, duhet te shmangin hipoglicemine (ulje te diabetit), sepse nje gje e tille behet shkak per rishfaqjen e ketij lloj infarkti.
Cfare pasojash te tjera ka Arteroskleroza?
Yndyrat e larta demtojne edhe enet e trurit. Ne shumicen e rasteve diabetiket vuajne edhe nga tensioni i larte, i cili ne disa raste mund te behet edhe shkaktar i infarktit te trurit. Por ka raste qe mund te vije edhe nga arteroskleroza dhe tensioni i larte. Insulti i trurit ka ne baze furnizimin e paket te qelizave me oksigjen, e cila vjen si pasoje e ngushtimit te eneve te gjakut nga Arteroskleroza. Ne keto raste, te semuret me diabet duhet te mjekohen me insuline dhe te mbrohen nga ulja e diabetit.
Shpeshhere, personat qe kane sasi te larte te yndyrave ankohen edhe per dhimbje te gjymtyreve, cfare keshillohet ne keto raste?
Yndyrat demtojne enet e gjakut te gjymtyreve dhe te semuret kane shqetesime te ndryshme, si mpirje te gishtave te kembeve, ftohje te tyre, si dhe dhimbje te muskujve. Demtimi i rende nga yndyrat e teperta con ne shfaqjen dhe demtime te renda qe te eneve te gjakut, qe ne gjuhen mjekesore quhet kemba diabetike. Kjo fillon me disa shenja, si tharja e lekures, kallot, te cilat duke u avancuar behen plage ose “ulcera”, e cila fillon me mavijosen e gishtave, te cilet me kalimin e kohes nxihen. Duhet pasur shume kujdes ne rastet kur kemba infektohet dhe e rendesishme eshte qe mjekimi te behet me antibiotik te forte, si dhe mjekim lokal qe kerkon plaga.
Yndyrnat, si duhet te kombinohen ushqimet
Ka disa lloj ushqimesh qe duhet te hahen te shoqeruara me te tjera, sepse keshtu behen me te dobishme per organizmin tone. Studimet e bera kane treguar se nese i ha karotat e grira ne forme sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive qe merr, por humb marrjen e betakarotines qe eshte mjafte e vlefshme per trupin. Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetem ne prani te yndyrnave. Me perpara, konsiderohej e papershtatshme te bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t‘i shtosh llojeve te ndryshme te pastave (brumerave), pak fasule, bizele, apo thjerreza, plotesohen me mire nevojat proteinike te trupit. Por ka edhe ushqime qe keshillohet te mos bashkohen gjate ngrenies. Keshtu p.sh. djathi, qe eshte i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorret. Lakra e bardhe kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, qe permban peshku. Po ashtu, tanina qe permban caji, pengon absorbimin e kalciumit qe ndodhet ne djathe, etj.
Simptoma
Demton enet e gjakut te zemres
Jep dhimbje te forta ne gjoks
Dhimbja shfaqet si rendim, shpim apo djegie
Perhapet edhe ne pjesen e majte te nofulles
Dhimbja ndihet ne shpatullen e majte dhe krah
Demtime te enet e gjakut te gjymtyreve
Mpirje dhe ftohje te gishtave te kembeve
Tharje te lekures se kembeve
Keshilla
Per dhimbjet e pakta keshillohet trinitrine
Keshillim me mjekun
Ruajtje te niveleve te yndyrave
Kujdes me ushqimet
Te eliminohen ushqimet shtazore
Tek dhimbjet e gjymtyreve mjekim me antibiotike
Mjekim lokal te gjymtyres me probleme
Diabetiket, marrje te insulines ne rast te rritjes se yndyres