E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te nise fushata me “Kembe te Pastra”

“Futbolli ne Shqiperi nuk u perket me tifozeve”, kjo eshte permbledhja e asaj qe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve deklaroi dje me ane te drejtorit te saj, Aldo Shala. Gjithcka i referohet dyshimeve per trukime te ndeshjeve nga ana e klubeve shqiptare, si edhe investimeve te erreta ne boten e futbollit shqiptar. Zanafilla eshte botimi ne mediat italiane i arrestimit te nje bande shqiptare, qe parate e trafikuara nga droga i investonte ne superlige, cka solli edhe reagimin e ketij institucioni. Mungesa e nje kuadri te plote ligjor eshte edhe vakuumi i madh qe sjell keto fenomene negative per topin. Por vec ZMQ-se, po dje ka reaguar edhe Shoqata e Prokuroreve, qe me ane te sekretarit te saj, Shkelqim Hajdari, i ka bere thirrje Ministrise se Drejtesise dhe organeve te tjera kompetente per nje permiresim te legjislacionit, cka do t’i hapte rruge hetimeve ne kete drejtim. Keshtu, pas sloganit te njohur te Partise Demokratike: “Me duar te pastra”, ZMQ dhe Shoqata e Prokuroreve e kane pagezuar kete nisme: “Me kembe te pastra”.
“Ne futbollin shqiptar ka presidente pa prone, qe investojne para te klubet e futbollit, - eshte shprehur prokurori Hajdari, - sesi i gjejne ata parate per kete nisme eshte dicka vertet e cuditshme, por me pare duhet permiresuar dispozita ligjore, qe te mundesoje hetimin e ketyre individeve, pasi ekziston nje vakuum i madh ligjor”. Ministria e Drejtesise dhe MTKRS duhet te ndryshojne menjehere Kodin Penal per aktivitetet sportive ne pergjithesi dhe futbollin ne vecanti”. Prokurori Shkelqim Hajdari e ve gishtin ne nje plage te vjeter te futbollit shqiptar, sepse ne jo pak raste individe qe investojne per klubet nuk kane te ardhura zyrtare. Kjo, sipas tij, i le shkas me pas trukimit te rezultateve. “Futbolli po luhet me nje top, qe kushton 20 mije leke te vjetra, por nese ai rrotullohet ne menyre jo te ndershme, atehere ajo sfere e vogel do te kushtoje miliona te tere”.
Ndersa drejtori i ZMQ-se, Aldo Shala, theksoi se mungesa e kodit ligjor qe denon shitblerjet e ndeshjeve do te sjelle keto pasoja, si ne rastin e publikuar ne mediat italiane, qe u trajtua gjeresisht me pas ne mediat shqiptare. Shala thekson se ka pasur edhe denoncime, por cilido rast nuk ka te beje me ekipin kombetar. “Nese nuk merren masat e menjehershme ligjore, ne do te vuajme nga fenomeni i shitblerjeve te ndeshjeve. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve dhe Shoqata Kombetare e Prokuroreve, duke u referuar ne nje seri faktesh te renda, te njohura per te gjithe, ne denoncime te vazhdueshme publike e jopublike, te bera nga drejtues klubesh, gazetare sportive e deri edhe institucionesh prestigjioze nderkombetare, i ben thirrje Parlamentit Shqiptar dhe organeve te iniciatives ligjore per nje nderhyrje te shpejte e te vendosur ne permiresimin e situates, para se ajo te shkoje drejt kolapsit te plote”, theksoi Shala. Ne prononcimin e djeshem, dy institucionet mohuan te kene pasur ndonje denoncim per skuadren tone kombetare, cka solli nje perplasje te madhe mes qeverise dhe federates dy jave me pare.

Kater situatat e fundit
Kryeministri Berisha akuzon per klan mafiozet te kuqezinjte
Kryeministri Berisha ka qene i pari qe ka kerkuar te hetohet Kombetarja kuqezi. Sipas tij, “ekziston nje klan mafioz ne Kombetare, qe shkel flamurin shqiptar”. Berisha e cilesoi situaten tejet dramatike dhe kerkoi nje nderhyrje emergjente, per te evituar kete turp, qe i behet kombit shqiptar. Kreu i qeverise kerkoi me insistim qe pergjegjesit te vihen para drejtesise.
Per kreun e FSHF-se, Armand Duka, ky eshte sulm politik
I menjehershem qe edhe reagimi i presidentit te FSHF-se, Armand Duka, qe e cilesoi deklaraten e Kryeministrit Berisha si “nje fyerje dhe nje sulm politik”. Njeshi i federates nuk ngurroi te theksonte se gjithcka po ndodhte ishte nje sulm frontal, qe kreu i qeverise po bente ndaj institucionit te tij dhe se shfrytezohej fanella kuqezi per ta luftuar ate.
Ministrit Pango i kerkon UEFA-s te hetoje Kombetaren
Per ministrin e linjes, Ylli Pango, deklaratat e Kryeministrit Berisha ishin “te verteta, sepse qeveria ishte e mirinformuar rreth ketij fenomeni”. Ai, nepermjet nje letre zyrtare, i pati kerkuar UEFA-s, qe te hetoje dy ndeshjet e fundit te Kombetares, sepse ekzistonin te gjitha faktet qe takimet kunder Bjellorusise (2-4) dhe ndaj Rumanise (1-6) te ishin trukuar.
Dossier i UEFA-s perfshin edhe ndeshjen Bezhanija-Besa
Nje goditje te rende ka dhene edhe dosja e UEFA-s, e botuar ne faqet e te perjavshmes gjermane “Der Spiegel”. Mes shume e shume ndeshjeve te dyshuara si te trupuara, figuronte edhe takimi mes serbeve te Bezhanijes dhe kavajasve te Beses. Nga vezhgimet paraprake, shumat e perfituara nga bastet kapnin shifrat e 1.5 milione eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›