E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluksi i turistëve kosovarë, 7 sportele në Morin

Në doganën e Morinit kanë hyrë në Shqipëri 4352 shtetas kosovarë  me 1251 mjete. Për këtë arsye, numëri i sporteleve të kontrollit ka arritur në 7, për të eleminuar kështu radhët e gjata. Ndërkohë, nga strukturat e policisë së shtetit janë rritur kontrollet policore përgjatë rrugës Morin - Kukës, me synim eliminimine aksidenteve.  Fluks në rritje i hyrjes së kosovarëve në Shqipëri vërehet edhe në dy doganat e tjera të mëdha  në kufirin Shqipëri – Kosovë, në Qafë Morinë të rrethit të Tropojës dhe në Qafë Prush të rrethit të Hasit.

Shtetasit kosovarë, gjatë stinës së nxehtë zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre. Përfundimi i rrugës Durrës-Kukës, e bën tashmë më të lehtë dhe më komod arritjen e tyre në destinacionet turistike shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›