Procesi i pajisjes me karta vijon normalisht
Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Brendshme i rikujtoi sot të gjithë qytetarët, që nuk kanë aplikuar deri më tani për letërnjoftimin elektronik, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, për t'u paisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike.
Ndërsa garanton kapacitete të plota për aplikimin elektronik, përmes kësaj deklarate, ministria e Brendëshme sqaron se "paisja me kartën e identitetit është e domosdoshme për çdo qytetar, në mënyrë që të përfitojë shërbimet dhe të realizojë marrëdhëniet me institucionet publike dhe ato private".
Gjithashtu, përmes kësaj deklarate ajo bën të ditur se i vetmi dokument identifikimi,do të jetë letërnjoftimi elektronik. Nga burimet zyrtare të ministrisë së Brendëshme, mësohet se "e njëjta procedurë si dhe të njëjtat zyra aplikimi do të shërbejnë edhe për paisjen e shtetasve me pasaportën biometrike".