KQZ miraton tabelat për Qarkun e Fierit
Miratimi u bë me katër vota pro dhe me tre kundër nga anëtarët e KQZ-së. Në tabelat e rezultateve të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, që përmban zonën 20, mungojnë dy qendra votimi. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se mos përfshirja e këtyre dy qendrave është e gabuar, ndërsa ka shtuar se rruga për zgjidhjen e këtij problemi do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor për të vendosur.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ka pasur debate të ashpra midis Ristanit, dhe nënkryetares së këtij komisioni Dëshira Subashi. Ristani deklaroi se "tentativat për të goditur veprimtarinë e KQZ-së janë të padrejta dhe synojnë të bëjnë pis zgjedhjet".
"Tentativat për të anatemuar dhe goditur veprimtarinë e KQZ janë tentativa të padrejta për të goditur sistemin dhe për të bërë pis zgjedhjet, për të thënë që Shqipëria nuk është e zonja të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, janë tentativa dashakeqe që na pengojnë në rrugën tonë", deklaroi kryetari Ristani gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit ku u diskutua tabela e rezultateve të Qarkut të Fierit.
Reagimi i kreut të KQZ-së erdhi pas qëndrimit të nënkryetares së KQZ-së, Dëshira Subashi, përfaqësuese e opozitës, e cila mbrojti idenë e numërimit të votave në KQZ për disa kuti votimi të qarkut të Fierit. Subashi, duke iu referuar vendimit të pak ditëve më parë të Komisionit për numërimin e 6 kutive të Fushë-Kuqes, të qarkut të Lezhës, tha se "komisioni po punon me dy standarde".
"Në mënyrë që KQZ të përllogarisë shpërndarjen e mandateve në zonën zgjedhore mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që kanë marrë subjektet në nivel zone zgjedhor, duhet të numërojë dhe fletët e votimit për 6 QV-të e Fierit. Në këtë rast KQZ po mban dy standarde", tha Subashi.