E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, asgjësohen 98 rrënjë bimë kanabis sativa

Sasia e drogës, u shkatërruar në afërsi të lumit Bënçë, rreth 7 kilometra larg qytetit të Tepelenës, në jug të vendit.

"Lënda narkotike kultivohej pranë shtratit të lumit Bënçë, në afërsi të fshatit që mban të njëjtin emër, në një parcelë të pyllëzuar që ishte hapur rishtaz. Grupi hetimor ka konstatuar se në këtë parcelë ishin të mbjella 98 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa, të cilat varionin nga 70 deri në 90 centimetra  të larta”, thanë burime nga Policia e Tepelenës.

Ky është rasti i parë për këtë viti që policia lokale identifikon kultivim bimësh narkotike në prefekukturën e qarkut të Gjirokastrës. Gjatë këtij viti janë ndaluar nga ekspertët e sektorit të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike rreth 15 shtetas, në tentativë për të transportuar atë drejt shtetit fqinj, Greqisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›