Ndiq shkollen profesionale perfito burse
Pothuajse të gjithë të rinjtë që do të ndjekin shkollat e mesme profesionale do të mbështeten me bursa. Masa e bursës varjon nga 7 deri në 10 mijë lekë në varësi të degës së përzgjedhur, qytetit nga vjen dhe rezultateve në mësime gjatë vitit të parë të shkollës.
Ministria e Arsimit ka përzgjedhur këtë mënyrë për të nxitur pjësmarrjen e të rinjve në arsimin profesional ku megjithëse vitin e fundit ka pësuar një rritje me 12% niveli i nxënësve që regjistrohen në këto shkolla mbetet i ulët madje në degë të caktuara kuotat janë minimale.
Në 41 shkolla profesionale që gjenden në vendin tonë zhvillojnë mësim rreth 20 mijë nxënës ndërkohë që numri i të rinjve nëpër gjimnaze është 5 fish më i madh rreth 110 mijë nxënës.