E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcet shenojne rritje

Divorci në Shqipëri nga viti në vit ka shënuar rritje. Në dyert e gjykatave ccdo ditë paraqiten qytetarë të cilët kërkojnë zgjidhjen e martesës për shkaqe nga më të ndryshmet. Sipas të dhënave që disponon ministria e drejtësisë viti 2011 ka patur një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2010.  gjatë vitit që shkoi në gjykatat e shkallës së parë në rang vendi janë regjistruar 6589 çështje me objekt zgjidhjen e martesës nga të cilat kanë përfunduar 4807 çështje.  Gjykata për vitin e kaluar ka vendosur zgjidhjen e martesës për më shumë se gjysmën e kërkesave për divorc,  76 % e tyre, konkretisht për 3642 çështje.  Ndërkohë që janë zgjidhur me pajtim vetëm një numër i vogël i këtyre kërkesave 1% e tyre, konkretisht vetëm 52 çështje në rang vendi. Nga statistikat e ministrisë së drejtësisë vihet re se gjykata nuk I ka pranuar kërkesat për divorc për 43 raste. Nëse do të krahasojmë të dhënat e 5 viteve të fundit vihet re se tendenca e divorceve në Shqipëri është në rritje duke përjashtuar vitin 2010, në të cilin ka patur një ulje të vogël. 
Konkretisht në vitin 2006 janë kërkuar 4727 divorce, në vitin 2007 janë kërkuar 5335 divorce, në vitin 2008 janë kërkuar 6109 divorce, një vitin 2009 janë kërkuar 6169, në vitin 2010 janë kërkuar 5970 dhe në vitin 2011 janë kërkuar në total 6589. ashtu siç vihet re edhe nga tabela grafike gjatë 5 viteve të fundit, viti që lamë pas ka patur numrin më të lartë të divorceve. sipas analizës së objekteve të padive, disa nga shkaqet kryesore të divorceve janë shkaqet ekonomike, xhelozia dhe dhuna në familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›