Gjendet i pajete poeti Ali Podrimja

Gjendet i pajetë trupi i poetit të njohur Ali Podrimja, në Francë. Kanë qenë autoritet franceze ato që kanë njoftuar për lajmin e hidhur ministri e Jahstëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ali Podrimja, poeti i famshëm kosovar, ishte zhdukur që prej ditës se martë. Sipas mediave kosovare, të cilat bënë të ditur lajmin, poeti 80 vjeçar ishte ftuar në festivalin e poezisë “Zëri i Mesdheut” në qytetin Lodeve në Francë. Policia franceze pati shpërndarë fotografinë e tij për të mësuar vendodhjen e poetit në fjalë, ndërsa edhe ambasada e Kosovës në Francë ishte angazhuar për të zgjidhur këtë mister. Njëkohësisht ishte bërë me dije se ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, kishte kontaktuar menjëherë me homologun e tij francez dhe me ambasadorin e Francës në Prishtinë, duke i kërkuar që të bëhet gjithçka për të gjetur poetin Podrimja. Të kontaktuar nga mediat, të afërmit miqtë e kolegët e poetit patën pohuar se nuk kanë vënë re asnjë simptomë te sëmundjes së kujtesës tek 80 vjeçari. Ali Podrimja ishte autori i më shumë se 10 vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si një nga përfaqësuesit me tipikë të poezisë shqiptare.