Fluksi i veres policia shton personelin ne kufi

Përforcim të të gjitha strukturave të policisë së shtetit gjatë sezonit veror parashikon plani i masave për përballimin e shtimit të fluksit të lëvizjeve në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Drejtoria e policisë kufitare dhe migracionit, do të punojë me kapacitete maksimale në të 26 pikat e kalimit kufitar.
Në një intervistë për “AS”, shefi i sektorit të kufirit të gjelbër në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza, thotë se shtimi i fluksit nuk do të cënojë cilësinë e shërbimit.
“Ne do punojmë me kapacitet të plotë pasi postet e punës janë në pikat e kalimit, por nuk përdoren gjatë gjirhë sezonit. Përdoren ato poste pune sa për të përballuar fluksin. Me masat që kemi marrë për manaxhimin e daljeve në kufi parashikohet puna me kapacitet të plotë në kohë fluksi. Për këtë kemi kabina të kontrollonit të dokumentave që do të shfrytëzohen plotësisht”-thotë Merepeza.
Merepeza konfirmon se të gjitha strukturat e policisë së shtetit kanë detyra specifike në manaxhimin e situatës dhe përballimin e fluksit të pushuesve që do të zgjedhin vendin tonë këtë verë.
Gjatë vitit të kaluar, mbi 9 milionë ishte numri i fluksit të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar, ndërsa këtë vit parashikohet një shtim më i madh i levizjëve për shkak edhe të liberalizmit të vizave.
Denada Shkodrani