E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahin inxhinierin. Bllokojne ndertimin e HEC-it

 Një kompani private që po punon për ndërtimin e një hidrocentrali, në fshatin Cernalevë të komunës Shishtavec të rrethit të Kukësit, është bërë pre e dhunës dhe ndërprerjes së punimeve nga pesë persona, banorë të këtij fshati. 
Sipas burimeve policore 5 shtetasit që pretendojnë pronësinë e tokës ku po kryhen punimet kanë shkuar pranë kompanisë kanë debatuar me njërin prej punonjësve dhe në zënkë e sipër kanë dhunuar njërin prej inxhinierëve, Xhevit Kolgjinin 52- vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda pasi e kanë goditur me mjete të forta.

Punonjësit e tjerë kanë njoftuar policinë e cila ka nisur hetimin rreth incidentit dhe procedimin penal ndaj tyre,pasi përvec plagosjes së punëtorit ata kanë penguar punimet e ndërtimit të hidrocentralit. Materialet proceduriale i kanë kaluar pProkurorisë së rrethit gjyqësor Kukës për veprat penale të “Vetëgjyqësisë’ në bashkëpunim dhe ‘’plagosjes me dashje’’. 

Flutura Tota 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›