Fluksi ne Doganen e Morinit ne Kukes ende i larte

Në doganën e Morinit kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri 16 300 persona me 3140 mjete të llojeve të ndryshme.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së kufirit, nga Kosova në drejtim të Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 9700 persona me 2170 mjete të llojeve të ndryshme.
Sipas burimeve, pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes, pozitive është se nuk janë vërejtur radhë të gjata, gjë që ka lehtësuar lëvizjen si në doganën e Morinit, Shqipëri, ashtu edhe në doganën e Vërmicës, në Kosovë.
Ndërkohë, tendencë rritjeje vërehet edhe në lëvizjen e mjeteve për qëllime tregtare. Pavarësisht kësaj nuk është shënuar asnjë incident në të dy doganat, kjo edhe si rrjedhojë e bashkëpunimit të ndërsjelltë.