E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 maji, vëzhguesit vendorë: Zgjedhjet të mira, por probleme me numërimin

TIRANE- Zgjedhjet e 8 majit ishin shumë të mira, ka vlerësuar Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës. Organizata monitoruese e votimeve të 2011-ës ka veçuar në raportin e saj përfundimtar, numërimin dhe ndërhyrjet në të, të vetmin pikë problematike të këtij procesi.

“Një nivel i lartë mosbesimi shoqëroi numërimin e votave çka çoi në debate, vonesa dhe në disa raste edhe bllokim në disa vend numërime. Eksponentë të partive shpesh ndërhynë në procesin e numërimit të votave në vendet e numërimit, duke ndërhyrë në proces me anë të anëtarëve të tyre në komisione. Pavarësisht një atmosphere të lartë polarizimi dhe një mungese besimi mes partive në pushtet dhe opozitës, këto zgjedhje ishin më të mirat të realizuara deri tani në Shqipëri”, tha Edmond Stojku, përfaqësues i vëzhguesve vendorë.

Kjo organizatë kishte të aktivizuar në terren rreth 1286 persona në qendrat e votimi dhe numërimit.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›