Nishani Angazhim maksimal ne nderhyrjen e menjehershme ne rastet e renies se zjarreve
Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani apeloi sot drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe të Emergjencave Civile në qendër dhe në qarqe për një angazhim maksimal në parandalimin dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rastet e rënies së zjarreve.
“Ju kërkoj forcimin e gatishmërisë për të parandaluar në kohë rënien e zjarreve dhe angazhim të plotë për të ndërhyrë me efikasitet dhe për të shmangur sa më shumë dëmet nga rënia e zjarreve,-tha Ministri Nishani në mbledhjen e posaçme me drejtuesit e strukturave policore dhe të emergjencave civile në vend”, është shprehur ministri Nishani.
Një apel të veçantë Ministri Nishani u drejtoi strukturave hetimore të Policisë së Shtetit.
“Hetoni, zbuloni dhe dërgoni për ndjekje penale të gjithë personat përgjegjës për rënien e zjarreve. Këto procedura hetimore e ligjore duhet t’i kryeni si ndaj individëve të caktuar që kanë shkaktuar zjarre, ashtu edhe edhe për mosveprim të personave përgjegjës të administratës vendore të ngarkuar për mbrojtjen e pyjeve e kullotave, pronë të pushtetit vendor”, tha ai.
Ministri Nishani vlerësoi punën e deritanishme të strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, por kërkoi koordinimin e veprimtarisë me të gjitha strukturat përgjegjëse për përballimin e situatave të rënies së zjarreve.
“Koordinoni masat e gatishmërisë me drejtuesit në nivel qarku, bashkie e komune, intensifikoni komunikimin me strukturat e ministrive të linjës për t’u informuar në kohë për zjarret, harmonizoni veprimet me strukturat e ministrive të linjës apo të pushtetit vendor në territorin ku ju veproni”, tha ministri Nishani.
Ministri Nishani u kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në të gjithë vendin, që të vijojnë raportimin javor për nivelin e gatishmërisë të të gjithë strukturave deri në përfundimin e periudhës me rrezik për rënien e zjarreve.