E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Odhise Paskalit Presidenti Topi shkel te drejtat e autorit

Shkelja e të drejtave të autorit dhe pirateria që ndodh sidomos me veprat e artit, ëe cilat mbartin vlera të një rëndësie të vecantë përbën një shqetësim të vazhdueshëm për pasardhësit e autorëve, për më tepër kur kjo shkelje bëhet dhe nga vetë krerët më të lartë të shtetit. Skandali më i fundit ka të bëjë me piraterinë nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë që i është bërë bustit 70 vjecar të Skënderbeut, që mban autorësinë e “Artistit të Popullit”, Odhise Paskalit. Denoncimi i hapur vjen nga pasardhësja Paskali, e bija e skulptorit shqiptar. Përmes letrës së rradhës dërguar Presidentit Bamir Topi, por edhe në një intervistë bërë në Abc news, Florjana e konsideron këtë, fyerje ndaj figurës së “Artistit të Popullit”, autorit të 523 veprave artistike, një shkelje e hapur e të drejtave të autorit.

Në fakt ky është vetëm fillimi, pasi historia që theksohet në këtë letër ka të bëjë dhe me një tjetër ngjarje, atë të vitit 2009 në ekspozitën e 17 nëntorit me rastin e 105 vjetorit të lindjes së artistit. Floriana Odhise Paskali tregon mbi porosinë e dy viteve më parë të mbetur në tentativë bërë nga vete presidenti Topi për tërheqjen e disa prej këtyre veprave me qëllim vendosjen e tyre në ambjentet e ish-pallatit mbretëror, sot Pallati i Brigadave.

Duke shprehur me shqetësim fyerjen që sipas Florianës i është bërë babait të saj, ajo thotë publikisht se do ti kthejë mbrapsh të gjitha dekoradat dhënë për kontributin artistik të Odhise Paskalit.

Odhise Paskali në krijimtarinë e tij artistike 62 vjecare numëron një numër të madh veprash me vlera kombëtare. Një nga atributet të veprës së Odhise Paskalit është se në momente të vecanta kohore ai kthehej në artistin që i jepte forme plastike imazhit, si edhe përfytyrimit kolektiv që kishte shoqëria shqiptare mbi figurat historike dhe njerëzore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›