Ndertimi i Unazes se Madhe
Vazhdon prishja e objekteve pranë zones së Liqenit në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar punën për të pastruar sheshin ku do të ndërtohet Unaza e Madhe.
Në këtë fazë, e cila është vetëm e para e zbatimit të urdhëresës së Drejtorisë së Rrugëve do të rrafshohen rreth 29 objekte. Aksioni i ndërtimorëve ka nisur një ditë më parë ku i janë nënshtruar fadromave 4 lokale dhe 3 lavazhe dhe do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Pronarët, objektet e të cilëve janë me dokumentacion të rregullt apo që po i nënshtrohen procedurave të legalizimit do të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi.