Gjykata e Tiranes mase sigurie arrest me burg ndaj Indrit Treses
Gjykata e Tiranës ka marrë sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Indrit Tresës, personi i cili akuzohet për vrasjen e 49-vjeçarit Abdurrahman Vrapi disa ditë më parë në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet.
Gjyqtarja Blerona Hasa i ka vlerësuar provat kundër Tresës dhe ka vendosur që ai të qëndrojë në burg.
Indrit Tresa akuzohet se ka qëlluar me 5 plumba Abdurrahman Vrapin, i cili ndërroi jetë disa minuta më vonë në spital.
Sipas burimeve konfidenciale të “ABC News” ngjarja nuk ka ndodhur si shkak i një konflikti të 8 muajve më parë për gërvishtjen e makinave siç është shkruar gjerësisht në media, konflikt ky i ndodhur mes djalit të vëllait të viktimës Abdurrahman Vrapit.
Të afërmit e viktimës shprehen se konflikti për gërvishtjen e makinave ishte mbyllur muaj më parë me marrëveshje pasi shoferi që i kishte gërvishtur makinën Kldoi Vrapit kishte qenë nën efektin e alkoolit e kishte precedent edhe aksidente të tjera.
Ndërkohë, ditën që ndodhi ngjarja e rëndë, të afërmit e viktimës shprehen për “ABC News” se shkak ka qenë një konflikt banal për prekjen e pasqyrës së makinës së Alberti Vrapit nga Nik Tresa, shoferi autobusit të linjës së Saukut.
Sipas dëshmive të dhëna në prokurori nga ana e Albert Vrapi, djali i viktimës personi i cili ka qëlluar me armë zjarri nuk ishte Indrit Tresa, por 48 vjeçari Edi Dushku pronar i linjës së autobusëve të Saukut, i shpallur në kërkim.
Nga dëshmitë e dhëna në prokurori rezulton se 48-vjeçari Dushku pasi ka qëlluar me armë i ka lenë pistoletën kushëririt të tij Indrit Treskës.
Kanë qenë këto dëshmi që kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes, ku Indrit Tresa, i shoqëruar nga personi që u shpall në kërkim dhe disa miq të tjerë të tij, u përleshën fizikisht me viktimën Abdulla Vrapi dhe më pas qëlluan me armë ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend.