E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluturakja amerikane vret 12 militantë në Pakistan

Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thonë se nga sulmi i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara janë vrarë së paku 12 militantë, në territorin fisnor afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se aeroplani amerikan pa ekuipazh i ka shkrepur disa raketa në një kompleks në Vaziristanin Verior.

Kjo hapësirë është e njohur si strehë e militantëve talebanë dhe të Al-Qaidës, që po luftojnë kundër forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan.

Programi i aeroplanëve pa ekuipazh i udhëhequr nga agjencia CIA, është element kyç në përpjekjet antiterroriste.

Në Pakistan ky program është kundërshtuar fuqishëm, pasi konsiderohet se fluturimi i aeroplanëve të tillë paraqet shkelje të sovranitetit, që shkakton viktima të papranueshme civile.

Për t’i dhënë fund kësaj, Pakistani kërkon nga Washingtoni ndihmë në zhvillimin e teknologjisë së fluturakeve pa pilot, në mënyrë që t’i ndërmarrë vetë këto sulme. Më datë 2 gusht pritet një takim mes kreu të CIA-s, Leon Panneta dhe kreu të shërbimeve inteligjente të Pakistanit, Zahirul Islam.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›