E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluturon inflacioni, 1. 1 për qind më shumë se parashikimet e bankës

Fullani, optimist për krizën ekonomike

Inflacioni mesatar vjetor në tremujorin e parë të vitit 2010 rezultoi 4.1 për qind, lehtësisht mbi kufirin e sipërm të tolerancës rreth objektivit të Bankës së Shqipërisë për inflacionin. Rritja e çmimit të administruar të energjisë ka dhënë një kontribut prej 0.5 pikë përqindje

në formimin e inflacionit vjetor në këtë tremujor, duke përcaktuar kështu edhe tejkalimin e këtij kufiri. Ndërkohë, inflacioni në muajin mars shënoi 3.9 për qind, duke u rikthyer brenda intervalit rreth objektivit të synuar të Bankës së Shqipërisë. Sektori bankar në vend ka likuiditet të mjaftueshme edhe është i mbrojtur nga kriza greke, por kreditimi ka shënuar shifra të ulëta edhe për 3 muajt e parë të vitit 2010. Kredia për individë vazhdon të tkurret me ritme të njëjta me ato të fund-vitit të kaluar. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, kërkesa për kredi mbetet e ulët, e kushtëzuar nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në vend dhe sjellje më e kujdesshme e agjentëve ekonomikë në drejtim të kredi-marrjes, bëri të ditur dje Guvernatori Fullani.  Rritja e çmimit të energjisë rriti inflacionin me 0.5 për qind, duke e shënuar shifrën e 4. 1 për qind. Ndërkohë rritja ekonomike ka shënuar vlerat 3.3 për qind norma e interesit është mbajtur e  pandryshuar në vlerën 5.25 për qind. Pasqyra e aspekteve ekonomike në vend është bërë dje nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Në konferencën për shtyp kreu bankës u shpreh se ekonomia shqiptare është ende e brishtë, pasi rritja ekonomike varet shumë nga investimet private, të cilat janë aktualisht ende të tkurrura. Guvernatori theksoi situatën ekonomike në vend për 3 muajt e parë të këtij viti, Fullani u pyet dhe për krizën ekonomike që ka përfshirë Greqinë dhe për ndikimet që mund të ketë ne sistemin bankar shqiptar, ku shume banka që operojnë janë të grupeve bankare greke. Ne po ndjekim në vazhdimësi me seriozitet krizën greke që është bërë tashmë një fenomen. Mendoj se kriza reflekton në zhvillimet evropiane, është e padiskutueshme influenca pasi kjo u parashikua dhe nga agjencitë e vlerësimit të vendeve për vendin tonë fqinj. E rëndësishme është se sistemi bankar shqiptar është i veçantë, bankat greke janë të kontrolluara nga Banka e Shqipërisë. Niveli aktual i këtyre bankave dhe treguesve të eurozonës është më i mirë se niveli i standardit evropian dhe i treguesve e normave të tjerë. Bankat shqiptare karakterizohen me nivel normale dhe me nivel të kënaqshëm theksoj sidomos tek depozitat, tha Fullani.


Mbledhja
Në mbledhjen e tij të djeshme Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare të tremujorit të parë të vitit 2010. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, me projeksionet e tyre për të ardhmen, si dhe pasi vlerësoi balancën e rreziqeve të pritshme, në përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.25 për qind. Sipas raportit të bankës ekonomia botërore ka vijuar të tregojë shenja përmirësimi edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Aktiviteti ekonomik, ai tregtar dhe lëvizjet e kapitalit janë në rritje. Shfrytëzimi i ulët i kapaciteteve ka prodhuar presione inflacioniste në nivele të ulëta, por me një prirje të qartë rritëse si rrjedhojë e rigjallërimit të kërkesës. Bankat qendrore vazhdojnë të ndjekin një politikë monetare lehtësuese, ndërkohë që kanë filluar edhe lëvizjet e para të tërheqjes nga politikat jokonvencionale të ndërmarra në fillim dhe gjatë periudhës së recesionit botëror.


Norma e interesit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludoi se presionet inflacioniste në ekonomi pritet të jenë të balancuara në afat të mesëm. Sipas Bankës së Shqipërisë vlerësimet për ngadalësimin e kërkesës së brendshme dhe zgjerimin e hendekut negativ të prodhimit, pritet të balancojnë presionet afatshkurtra nga krahu i ofertës. Në të njëjtën kohë, pritjet inflacioniste janë të mirankoruara pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Në përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.25 për qind. Ky vendim i shërben respektimit të objektivit të inflacionit në një periudhë afatmesme. Në të ardhmen, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të veprojë në linjë me ecurinë e faktuar dhe të pritshme të treguesve ekonomikë. Në veçanti, vendimet e saj do vazhdojnë të orientohen drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe të konsolidimit të mëtejshëm të ekuilibrave makroekonomikë.


Tregjet
Tregjet financiare janë karakterizuar nga norma në rënie të interesit, nivele të ulëta të rrezikut dhe rritje të tregtimit. Megjithatë, pritjet për nivele të ulëta të kreditimit gjatë vitit 2010, në kushtet e tërheqjes së stimujve monetarë dhe fiskalë në pjesën më të madhe të vendeve dhe nivelet ende të larta të papunësisë, do të kushtëzojnë ecurinë e kërkesës agregate në botë.
Bazuar në të dhënat paraprake, prodhimi i brendshëm bruto ra me 0.8 për qind në terma vjetorë gjatë këtij tremujori. Kjo ecuri është përcaktuar nga tkurrja e investimeve private dhe publike, si dhe ngadalësimi i ndjeshëm i konsumit privat. Ritmet e ulëta të rritjes së pagave dhe punësimit, rënia e remitancave, tkurrja e kredisë konsumatore, si dhe evidenca për një orientim më të madh të konsumatorëve drejt kursimit, vlerësohet se kanë diktuar një ecuri të ngadaltë të konsumit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Statistikat për 2010, rritja ekonomike në vend 3. 3 për qind
Të dhënat e disponueshme, të cilat ilustrojnë me shifra zhvillimin ekonomik të kësaj periudhe në vendin tonë, janë të pjesshme. Megjithatë, analiza e zhvillimeve fiskale dhe monetare, ecuria e sektorit të jashtëm të ekonomisë dhe e inflacionit, si dhe informacioni cilësor i përftuar nga Banka e Shqipërisë nëpërmjet vrojtimeve të kryera prej saj, mundësojnë krijimin e një tabloje të përgjithshme të zhvillimeve ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia vendase shënoi një rritje pozitive prej 3.3 për qind gjatë vitit 2009. Pas normave pozitive të rritjes të regjistruara gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2009, aktiviteti ekonomik është kontraktuar në tremujorin e fundit. Bazuar në të dhënat paraprake, prodhimi i brendshëm bruto ra me 0.8 për qind në terma vjetorë gjatë këtij tremujori. Kjo ecuri është përcaktuar nga tkurrja e investimeve private dhe publike, si dhe ngadalësimi i ndjeshëm i konsumit privat. Ritmet e ulëta të rritjes së pagave dhe punësimit, rënia e remitancave, tkurrja e kredisë konsumatore, si dhe evidenca për një orientim më të madh të konsumatorëve drejt kursimit, vlerësohet se kanë diktuar një ecuri të ngadaltë të konsumit në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Investimet private vlerësohen të jenë tkurrur gjatë këtij tremujori, në kushtet e ngadalësimit të kërkesës së brendshme dhe të jashtme dhe të niveleve të ulëta të shfrytëzimit të kapaciteteve.

BSH: Deficiti tregtar është ngushtuar me 20 për qind
Zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë gjatë dy muajve të parë të këtij viti karakterizohen nga ngushtimi i deficitit tregtar të vendit. Deficiti tregtar është ngushtuar me rreth 20 për qind në terma vjetorë, duke reflektuar rritjen vjetore të eksporteve dhe rënien vjetore të importeve, respektivisht prej 31 për qind dhe 7 për qind. Kjo ecuri pozitive ka ndikuar edhe në vendosjen e raporteve më të balancuara të kërkesës dhe të ofertës për valutë, duke rezultuar në nivele më të qëndrueshme të kursit të këmbimit. Ndonëse korrektimi i deficitit të bilancit tregtar në këtë periudhë është një zhvillim inkurajues, qëndrueshmëria afatgjatë e tij kërkon vijimin e reformave strukturore në ekonomi. Në veçanti, rritja e kursimit në ekonomi duhet të inkurajohet nëpërmjet thellimit dhe zbatimit të reformës në sistemin e pensioneve. Kjo reformë do të mbështesë q

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›