E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligj i ri për arsimin e lartë, liberalizohet masteri pas studimeve 3 vjeçare

Berisha hap dritën jeshile për studentët, kush studion ekonomi, mund të kryejë master në drejtësi


Të gjithë studentët që për arsye të ndryshme kanë studiuar në degë të cilat nuk kanë qenë në preferencat e tyre, tashmë do të munden nëpërmjet vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave  të kryejnë master në degët e tyre të  preferuara.

Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e djeshme është marrë edhe vendimi për ndryshimin e arsimit të lartë ku një ndër pikat e forta ka qenë edhe sistemi i Bolonjës, apo përmirësimi i marrëdhënieve pedagogë-studentë. Ndër të tjera vetë kreu i Qeverisë Berisha ka theksuar ditën e djeshme  se përcaktimet  e reja ligjore synojnë kristalizimin e disa elementëve thelbësore të reformës së arsimit të lartë, siç është kristalizimi përfundimtar i sistemit bachelor .  Lidhur me këtë Kryeministri shpjegoi se sistemi i masterit do tu japë studentëve një shans të dytë, mbi bazën e meritës, për të studiuar në degën e dëshiruar. Ndër të tjera Berisha theksoi faktin se me ndryshimet e ligjit për arsimin e lartë një bachelor, për ekonomi, mund të drejtohet për një master në drejtësi, duke plotësuar ato kredite që i nevojiten. Kryeministri theksoi gjithashtu se  kjo është shumë e rëndësishme, në radhë të parë për tiu përshtatur sa më mirë tregut dhe gjithashtu për ti dhënë  një mundësi të dytë studentëve, për ta gjetur veten aty ku dëshirojnë. Kreu i qeverisë theksoi ndër të tjera se në rrafshin sasior dhe cilësor, Shqipëria ka një arsim të lartë , që numëron rreth tre herë, degë më shumë, se sa numëronte 4 vite më parë, e ndër të tjera numëron pothuaj tre herë më shumë studentë.  Lidhur me sistemin e masterave e mundësitë që do tu jepen të gjithë studentëve gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e djeshme kreu i shtetit  theksoi se është e rëndësishme të respektohet edhe pasioni i njeriut, e ëndrra e tij.  Në rast se herën e parë, studenti nuk ia doli dot, që me sistemin e pikëve  të ndiqte degën që dëshironte dhe në rast se ai nuk e gjen veten në atë degë që përfundon, le ti krijojmë mundësi që të bëjë një përzgjedhje në këtë sistem, i cili është një sistem botëror dhe është sistemi më i përshtatur për tregun tha kryeministri Berisha ndër të tjera. Sipas tij sistemi amerikan e ka më të zhvilluar këtë mundësi se çdo sistem tjetër, prandaj edhe sistemi I arsimit të lartë në vendin tonë duhet të marrë shembujt më të mirë. Gjithashtu Kryeministri u shpreh se arsimi ka hyrë tërësisht në platformën e Bolonjës, platformë kjo e shndërruar në një platformë universale në kontinentin evropian.


Sistemi i Bolonjës
Kryeministri Berisha veçoi dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, projektligjin mbi Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. Duke folur për këtë projektligj, Kryeministri theksoi se këto ndryshime kanë si qëllim kryesor t'i përgjigjen stadit, në të cilin ka arritur sot arsimi i lartë. Kryeministri theksoi  ndër të tjera se përcaktimet  e reja ligjore synojnë kristalizimin e disa elementëve thelbësore të reformës së arsimit të lartë, siç është kristalizimi përfundimtar i sistemit bachelor,i cili do të jetë në tre vitet e para. Lidhur me këtë term Kryeministri kërkoi që në bashkëpunim me gjuhëtaret, të gjendet fjala përgjegjëse në gjuhën shqipe. Krahas këtij sistemi, sipas Kryeministrit do të  vendoset sistemi master i dyllojshëm, master i shkencës, master i profesionit. Për sa i përket termit master, kryeministri u shpreh se ai do të vazhdojë të njihet i tillë edhe në gjuhën shqipe, duke qenë se tashmë ka një përdorim ndërkombëtar. Kryeministri shpjegoi se sistemi i masterit do tu japë studentëve një shans të dytë, mbi bazën e meritës, për të studiuar në degën e dëshiruar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë Berisha  tha ndër të tjera se theksoi se në një takim me studentët  këta të fundit i kishin mirëpritur ndryshimet e propozuara për arsimin e lartë e veçanërisht  mundësinë e dhënies së një shansi të dytë, studimi mbi bazën e meritës.
Ndër të tjera, Kryeministri Berisha përgëzoi Ministrinë e Arsimit për propozimet në ligj, lidhur me dekoncentrimin e vendimmarrjes, duke kërkuar që ky dekoncentrim të shtrihet edhe tek vendimmarrja për kërkimin shkencor. 

Propozimet për ndryshimet në ligjin e Arsimit të Lartë
1- Dhënia e mundësisë për të kryer një master nga një degë në një tjetër, në rastin kur një student studion ekonomi, mund të kryejë master në drejtësi

2- Përmirësimi i marrëdhënieve pedagog-student i cili kohët e fundit sipas Kryeministrit është bërë i papranueshëm,

3- Dekoncentrimi i vendimmarrjes, kontrollimi dhe përcaktimi i drejtë i përdorimit të parave për kërkimin shkencor

4- Rekrutimi i pedagogëve të rinj, për studime, kërkime, mësimdhënie, apo diploma

5 - Ripërtëritja e teksteve  të vjetra në shkolla e universitete si edhe përshtatja e tyre

6- Parashikimi i një buxheti të veçantë për përkthimin e teksteve të huaja I cili është tepër i domosdoshëm për universitetet

7 - Ti jepet përparësi ankesave dhe shqetësimeve të prindërve e të përforcohet bashkëpunimi i mësuesve me ta  

Berisha kritikon pedagogët : Gjatë 4 vite të fundit raporti student/pedagog  është bërë i papranueshëm
Në mbledhjen e Qeverisë ditën e djeshme ka qenë vetë Kryeministri Berisha i cili ka kritikuar në njëfarë mënyre pedagogët. Sipas Berishës, rreth 4 vite më parë raporti student/pedagog nuk ishte krejt normal, por mund të pranohej ndërsa gjatë këtyre 4 viteve ky raport është bërë i papranueshëm.  E për këtë shkak do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të përmirësohet ndjeshëm kjo marrëdhënie. Ndër të tjera Berisha ka thënë se asgjë nuk anemizon shkencën më shumë se centralizmi. Sipas tij  propozimet që janë në ligj, për të dekoncentruar vendimmarrjen, janë për tu admiruar por nga ana tjerë paralel me këtë, kreu i Qeverisë kërkoi që të kalojë dhe vendimmarrja për kërkimin shkencor. Sipas kreut te shtetit dekanatet dhe këshillat shkencore të fakulteteve janë ato që mund të përcaktojnë më mirë se kushdo tjetër, se ku të përdoren paratë për kërkimin shkencor. Ndër të tjera duke vlerësuar përmirësimet e bëra  në drejtim të menaxhimit të fakulteteve dhe universiteteve, Kryeministri theksoi se është i domosdoshëm një sistem i ri i riformimit të punës së tyre. Në këtë kontekst, Kryeministri vuri theksin në nevojën e rregullimit të raportit studentë/pedagogë, nëpërmjet rekrutimit, në një procedurë transparente, të pedagogëve të rinj. Ju me keni dëgjuar në mënyrë konstante që qëndroj kundër fryrjeve dhe kemi punuar bashkërisht për një qeveri të vogël, por fusha ku do të ketë tolerancë janë universitetet  ka thënë ndër të tjera Berisha. Ai theksoi gjithashtu se Universitetet duhet të jenë shtretërit e zhvillimit intelektual. Sipas tij ky është parimi themelor, për sa i përket një prej misioneve të tyre, më të rëndësishme, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se platforma që është përdorur për universitete me dyer të hapura, brenda 4 viteve ka dhënë edhe efektet e para ku një ndër to është edhe trefishimi i numrit të pedagogëve. Sipas Berishës me një vendim rreth  dy vjet më parë janë shtuar një mijë vende të reja pune në universitete, e kjo gjë duhet të vazhdojë të aplikohet në këtë mënyrë. Ndër të tjera në mbledhjen e qeverisë u etiketua edhe propozimi për rekrutimin, në procedurë transparente, të numrit të pedagogëve që  duhen për studime, kërkime, mësimdhënie, diploma, etj.

Universitetet ende me tekste të  vjetra, Berisha propozon buxhet të ri për përkthimin e teksteve të huaja
Një tjetër pikë e fortë e diskutuar ditën e djeshme në mbledhjen e Qeverisë ditën e djeshme ka qenë edhe fakti që në universitete studiohet ende me tekste tepër të vjetruara. Lidhur me këtë Kryeministri Berisha mil nguroi të citojë faktin se ende në Universitete studiohet me tekstet që ai vetë ka studiuar dikur. Nuk më vjen mirë, që mund të gjenden ende, edhe tekstet

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›