Për herë të parë festohet Dita Ndërkombëtare e Kërcimit
festuar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore që zhvillohet në të gjithë botën. Kërcimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Nëpërmjet tij ne themi fjalë që ndoshta të tjerët do të ishte e vështirë t'i kuptonin dhe flasim një gjuhë universale për të gjithë. Kjo na jep kënaqësi, na bën të lirë, na pajis ne qenieve njerëzore me mundësinë që të fluturojmë si zogjtë, duke na afruar më shumë me hyjnoren, me pafundësinë, pohon drejtoresha artistike, Roberta Mone. Viti 2010 është hera e parë që e bën Shqipërinë pjesë të festimit mbarëbotëror të këtij eventi. Do të jetë një spektakël prej 2 orësh, pjesë e të cilit mund të jetë edhe vetë publiku, me moton: Let's Dance on the I'ts International DanceDay!. Është një eveniment që festohet në të gjithë botën që në 29 Prill të vitit 1982, i krijuar nga Këshilli Internacional i Kërcimit dhe UNESCO. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Zhan Zhorzh Noverit i cili ishte një nga reformatorët e famshëm të kërcimit. Kjo ditë i kushtohet gjuhës që gjithkush nga ne mund të flasë, gjuhës së trupit dhe të shpirtit. Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave, artistët e të gjitha zhanreve të festojnë së bashku në një ditë të vetme, pohon Mone. Kjo ngjarje kulturore mundësohet nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Spektakli do të përcjellë ritme të ndryshme muzikore ndërthurur me mjeshtëri nga artistë të rinj të Akademisë së Arteve në ritmin e Tangos, trupa e qendrës Let's Dance me zhanrin modern dhe profesionistë në kërcimet latine, gjimnastika ritmike dhe valle të traditës folklorike shqiptare. Koreografja Roberta Mone, që në shtator të 2007-s, kur hapi qendrën "Let's dance" ka pohuar se tendenca për kërcim është gjithmonë e më shumë në rritje, Mone shpjegon se kërcimet më të preferuara janë ato latine dhe tango. Kam dashur gjithmonë të jem pranë njerëzve apo fëmijëve në nevojë. Mendova se me këtë qendër mund të realizoja shumë mirë dëshirën time. Kam fatin të qëndroj pranë të gjithë atyre që duan dhe kanë dëshirë të mësojnë hapa mbi kërcimin. Këtë e realizoj me shumë pasion në "Let's dance", tregon Mone.