Fushata zgjedhore ne Tirane beteja mes modernitetit dhe retorikes se vjeter
Me nje stil sipas modelit te fushatave zgjedhore amerikane Kandidati i PD-se per bashkine e Tiranes Lulzim Basha shpalosi gjate paraqitjes zyrtare te kandidimit per kreun e Bashkise se kryeqytetit epersine e figures se tij politike e humane perballe kundershtarit Rama te lodhur nga retorika dhe kryenecsia.
Berisha nuk e permendi asnjehere gjate fjalimit emrin e rivalit te tij politik ndersa Basha nuk beri asnje etiketim fyes e denigrues ndaj Rames duke paralajmeruar nje fushate zgjedhore te matur jashte skemave retorike dhe kalkulimeve perbaltese. Per me teper Basha nuk mungoi te vleresonte disa gjera qe sipas tij Rama i ka bere gjate ketyre tre mandateve ne krye te Bashkise se Tiranes por nenvizoi se qe nga koha kur ai mban postin e kreut te PS krahas ate te Kryebashkiakut kryeqyteti ka qene de jure pa kryetar bashkie.
Ajo qe perben risi ne kete fushate te Bashes eshte jo vetem mungesa e gjuhes shablloniste fyese e poshteruese por dhe qartesia e alternativave te tij per banoret e Tiranes pasi qe ne daljen e tij te pare publike para votuesve ai duket i qarte se cfare kerkon te beje nese fiton mandatin e kryebashkiakut. Heqja e rreth pesedhjete e gjashte taksave e tatimeve ulja dy deri ne pese here e taksave te mbetura krijimi i nje agjencie per mbrojtjen e konsumatorit nga spekulantet permiresimi dhe modernizmi i sherbimeve ne pergjithesi krijimi i sherbimit levizes te tramvajit etj ishin vetem disa nga premtimet joshese qe Basha iu afroi banoreve te kryeqytetit.
Ne anen tjeter te politikes kreu i PS vazhdon te qendroje ne llogoren e kryenecesise dhe agresivitetit te pa fre. Rama i cili gjithashtu ka konfirmuar zyrtarisht kandidimin e tij per kreun e Bashkise se kryeqytetit nuk ka formuluar ende nje ide se cfare mund te beje per kater vitet e ardhshme per banoret e Tiranes. Para se te mendoje per kete ai eshte kujdesur te anatemoje si kriminel rivalin e tij Basha duke e rrethuar godinen e Ministrise se Brendshme me fanatike qe ulerinin ne kor te dehur nga ekstaza e projeksioneve nga me cuditshmet qe ushqente hija e zotit Rama.
Para se te tregoje se cfare ka ndermend te beje per Tiranen ai duhet se pari te rrefeje se cfare ka bere por kete nuk e ka te lehte qe ta beje. Pse Sepse ai zyren e kryetarit te Bashkise e ka identifikuar me ate te kryetarit te PS-se dyzim ne te cilin ne fakt kane humbur jo pak te dyja Bashkia dhe selia roze.
Obsesionet e tij politike te shoqeruara me dhune e terror psikologjik rane qe te gjitha nderkohe qe kredibiliteti i tij si kryebashkiak ka rene ne kuota klithese tash pese-gjashte vjet. Nuk po flasim per ate katrahure urbanistike ndotjen alarmante urbane pakesimin gjithnje e me shume te siperfaqeve te gjelbra taksat pa limit e kriter e as per shume ceshtje te tjera qe nuk jane objekt i shkrimit tone. Kryesorja ne gjithe kete histori eshte se Rama ka nje keqkuptim te madh me vetveten dhe te tjeret ai mendon se eshte thirrur nga historia ne emer te nje politike te re ne emer te gjerave te medha por nuk ia del dot te beje ato gjerat ne dukje te vogla por qe jane jetike per banoret e nje komuniteti.
Pasi humbi betejen politike me Berishen per zgjedhje te parakohshme Rama u detyrua te hyje ne zgjedhjet lokale i vetedijshem per humbjen dhe i gatshem qe te formuloje me ngut alibite e humbjes.
Njerezit e tij deputete e te tjere kane kurajen idiote tiu vene celesat njesive bashkiake te kryeqytetit te dhunojne zyrat e pushtetit vendor duke u sjelle si te ishin rrugace rrugesh apo jakobine. Ky eshte morali i nje opozite qe ka humbur logjiken e gjerave dhe vepron ne nje terren thuajse iracional instinktiv.
Ne nje kohe qe Basha dhe te tijet projektojne nje Tirane europiane infrastrukture moderne sherbime te shpejta metro etj Rama vazhdon te dirigjoje korin nevrangrites te vajtojcave. Gjuha e tij eshte nje gjuhe e vjeter plot mllef dhe padurim me nje retorike qe te kujton fjalimet e fryra e pompoze te byroisteve te kuq ne fillim te viteve 70.
Nen slloganin butaforik e grotesk Fajin e ka Saliu kane firuar te gjitha idete politike te gjitha platformat konkurruese gjithcka ne seline roze vertitet rreth absurdit dhe delirit. Imazhit te Rames per tu bere per here te kater kryetar bashkie i Tiranes mund ti sherbeje gjithcka pervec kesaj retorike te vjeter e te dale boje me figura te tejkonsumuara qe nuk thone asgje pervecse vertiten ne nje jerm politik pa kahje e limite.
Basha nga ana tjeter eshte nje figure e kompletuar politike me nje CV arritjesh te denja per nje kandidim te tille. Ai ka drejtuar institucionet me prestigjioze te administrates se larte shqiptare duke ndikuar me rolin e tij si minister i Jashtem per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe si minister i Brendshem per liberalizimin e vizave. Mosha e tij e re dhe kultura e komunikimit jane nje plus ne perballjen me kundershtarin e tij shefin e pozites se majte per kreun e Bashkise se Tiranes.
Fushata zgjedhore ne Tirane thuajse ka filluar e ashper dhe cinike me dy protagoniste qe shprehin dy mentalitete te ndryshme eshte nje beteje mes modernitetit dhe retorikes se vjeter nje beteje mes kompleksit te alibive dhe paranojave nga njera ane dhe konkretesise se alternativave nga ana tjeter.