E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Bleonëspolicia: Hetimet nërrugë të mbarë

KUKES-Misteri i zhdukjes së 6-vjeçares Bleona Mata po mban në Kukës prej dy ditësh një grup ekspertësh të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Pas një muaj kërkimesh dhe hetimesh intensive, por të pasuksesshme, përfaqësues të organit hetimor, kanë vendosur që të marrin sërish në pyetje njerëzit më të afërt të vajzës së mitur. Ata nuk i kanë kërkuar të afërmit të vijnë në Tiranë sic vepruan herën e shkuar, por kanë mbërritur personalisht në Zapod të Kukësit prej së martës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se prokurorët e mbërritur në skajin verilindor, kanë rimarrë në pyetje për të dytën herë brenda 2 ditësh bashkëshortët Mata, 5 vajzat (njëra prej të cilave është halla e vajzës së zhdukur) që ditën e ngjarjes kanë qenë me të, si dhe një kushëri të vogëlushes. Mësohet se të tetë të shoqëruarit kanë dhënë edhe njëherë dëshmitë e tyre rreth ngjarjes së ndodhur më 22 maj të këtij viti, ngjarje, kjo që dhe sot e kësaj dite, ka mbetur në kufijtë e misterit.
Pas marrjes në pyetje prindërit u lanë të lirë, kurse vajzat po mbahen ende në komisariat. Policia tregohet entuziaste rreth hetimeve. “Hetimet ajnë në rrugë të mbarë” shprehen efektivët, duke zgjuar shpresën se mund të zbulohen të reja rreth zhdukjes së vajzës.
Por sërish ekspertët nga Tirana nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi hetimet e tyre.

Ndërkohë, në opinionin e tronditur të zonës (është hera e parë që zhduket pa gjurmë një fëmijë) përfliten versione nga më të ndryshmet, përfshi konfliktet mes çiftit; një krim të mundshëm brenda gjakut; një vrasje të mundshme nga ndonjë maniak seksual apo, dhe versioni disi më i besueshëm, ai trafikimit të vajzës jashtë kufijve.
Ndërsa, prindërit e vajzës së zhdukur kanë deklaruar në rrëfimet e tyre se dyshojnë në deklaratat e 5 vajzave, të cilat ditën e ngjarjes ishin bashkë me Bleonën në mal. Bleona Mata nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit u zhduk më 22 maj. Fotoja e vajzës është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare, por pas një muaji ajo konsiderohet ende e zhdukur.

(d.b/BalaknWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›