E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, gjenerali Mekristal jep dorëheqjen



Gjenerali Stenli Mekristal, komandant i trupave të NATO-s në Afganistan ka dhënë dorëheqjen. Ditën e djeshme komandanti u takua me presidentin Obama, i cili u shpreh i shqetësuar lidhur me deklaratën e hershme të ushtarakut të lartë. Shkak u bë intervista që komandanti i forcave amerikane në Afganistan dha për revistën “Rolling Stone”, ku ka shprehur kritika ndaj administratës Obama. Shtëpia e Bardhë ka theksuar se presidenti Barak Obama ka reaguar “me zemërim” ndaj intervistës, me të cilën gjenerali ka bërë “një gabim të rëndë”. “Ka kryer një gabim të rëndë dhe ka treguar mungesë në gjykim”, ishte njoftimi i thatë i dhënë nga sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts. Gjenerali u detyrua që të kërkonte ndjesë publike, ndërsa në Uashington do të japë shpjegime direkte mbi intervistën e tij.

Samiti G20 në Tornoto, BE-ja e gatshme për një rezolutë reformuese

Në takimin e nivelit të lartë të G-20-ës në fund të kësaj jave në Toronto të Kanadasë, BE-ja do të prezantohet si iniciator i një reforme të tregut financiar. Por hapa të vërtetë përpara, BE nuk ka bërë. Thirrja e presidentit të Komisionit, Hose Manuel Barroso është bërë para një viti, por aktualitetin e saj ajo nuk e ka humbur: “Në qoftë se ne tani, në një krizë të vërtetë nuk jemi në gjendje të reformojmë sektorin e financave ose mbikëqyrjen e financave, kur mund të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”. Në kohën që ka kaluar që atëherë, shtetet anëtare, Komisioni dhe Parlamenti Europian vërtet që kanë folur shumë, por kanë vendosur pak gjëra konkrete. Në mbrojtje të tyre megjithatë duhet thënë se kërkimi i kompromiseve në strukturën e komplikuar të institucioneve europiane është gjithmonë i vështirë. Një pjesë e madhe e iniciativave vjen nga Komisari i Tregut të Brendshëm të BE, Michel Barnier, i cili ka edhe kompetencën e tregjeve financiare.

24 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›