E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rikonfirmohet qëndrimi i kryesocialistit kundër arteries që lidh shqiptarët

16-01-2012 / Gazeta 55

Skandali i Erion Veliajt, shkrim në Facebook kundër “Rrugës së Kombit”

Fund vitin e kaluar, Edi Rama zhvilloi një vizitë në Prishtinë, me qëllim promovimin e “Kurban”-it për lexuesin shqiptar të Kosovës. Impakti i vizitës ishte krejt minimal si dhe s’bëhej fjalë për atmosferë dhe entuziazëm konkret për mbërritjen e një lideri politik nga Shqipëria. Fakti është i thjeshtë. Jo se shqiptarët e Kosovës janë indiferentë ndaj lidershipit politik shqiptar, pasi është krejt e kundërta në realitet, por domethënia qëndron diku gjetkë. Që në hapin e parë që hodhi në tokën e Kosovës, mbi Edi Ramën vërshuan sulmet si i padëshiruar dhe akuzat e qëndrueshme se ka kundërshtuar me forcë ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, “Rruga e Kombit, Tiranë-Prishtinë”. Sigurisht që Rama hodhi poshtë çdo lidhje të tij me klanin antishqiptar që e cilësoi këtë segment si “rruga e asgjësë”, por faktet pohuan të kundërtën dhe se kryesocialisti jo vetëm ka kundërshtuar ndërtimin e autostradës, por njëherazi është investuar politikisht për të sabotuar me çdo mjet politik, përfundimin e punimeve në Udhën e Kombit. Aksioni kundër rrugës vazhdon dhe në këtë fillim viti është krahu i djathtë i Ramës, adashi i tij, Erion Veliaj, ai që konfirmon se Rama ka qenë, është dhe do mbetet kundërshtari më i ashpër i projektit pro-shqiptar. Një shkrim i shpërndarë në rrjetin social Facebook nga Veliaj, e cilëson dhe njëherë Rrugën e Kombit si të padobishme për Shqipërinë dhe Kosovën. Një shkrim i cili i referohet deklaratave politike të Edi Ramës dhe shpurës së tij në PS. Lidhur me këtë fakt ka reaguar dje Partia Demokratike, përmes zëdhënëses, Albana Mustafaraj. Ajo akuzoi kreun e Partisë Socialiste, se po përpiqet të njollosë rrugën e Kombit dhe të gjithë shqiptarëve nëpërmjet njoftimeve që shpërndajnë në Facebook lejtnantët e tij. “Edi Rama nëpërmjet lejtnantit të tij, shpërndau në e-maile, Facebook e media një shkrim të lobeve antishqiptare mbi rrugën e kombit. Në këtë shkrim sërish ri-sillet deklarimi i kreut socialist se kjo është rruga e asgjësë, dhe rruga e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve. Me këtë veprim z. Rama tregoi edhe një herë, urrejtjen e tij për rrugën e kombit, rrugën e të gjithë shqiptarëve. Tregoi mashtrimin që bëri vetëm 2 muaj më parë kur u betua se Partia Socialiste nuk ka qenë asnjëherë kundër kësaj rruge. Por ndërsa deklaronte kështu, vetëm dy muaj më pas shpërndau në të gjitha mediat shkrimin e pavlerë për të njollosur kështu veprën më të vyer e më të bukur të shqiptarëve, rrugën e kombit”- u shpreh zëdhënësja e PD, Mustafaraj. Pra, kuptohet qartë se Rama gënjeu në Prishtinë. Gënjeu nga turpi dhe i shqetësuar nga braktisja e madhe që i kishin rezervuar qytetarët e Kosovës. Por gjithnjë sindroma e tij psikike rrihte për ta luftuar me forcë “Udhën e Kombit” edhe në mes të Prishtinës. Këtë e rezervoi për fillim viti dhe ia doli mjaft mirë përmes adashit të tij, Erion Veliaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›