Fokus/ Një libër mbi shërbimet sekrete shkakton panik në Francë
Nofka e tij është Pierre Siramy, një zotëri afër moshë së pensionit, i cili ka shkruar një libër që po nxit shumë kureshtje, e që titullohet: “25 ans dans le Services Secrets" (në shqip "25 vitet e shërbimeve informative franceze"), mbi karakterin organizativ, metodat operative dhe metodat e shkelura ndonjëherë edhe me të dy këmbët nga DGSE (La Direction générale de la sécurité extérieure), një agjenci në të cilën ai ka punuar për dekada të tëra.
Vepra e tij ka shkaktuar zhurmë brenda dhe jashtë “Pishinës” (kështu e quajnë vetë agjentët e shërbimeve inteligjente franceze institucionin e tyre), duke përfshirë këtu shqyrtime, mohimet, intervista dhe një heshtje të zhurmshme.
Ish-agjenti special i DGSE, Siramy fillon me një parathënie që do të ishte një konkluzion në një histori: “Historia e Greenpeace na ka bërë shumë dëm si Shërbim në opinionin publik. Ne, jemi ende të persekutuar për atë skandal”. Ai i referohet fundosjes së anijes “Rainbow Warrior” në vitin 1985, në Auckland, e cila i kushtoi rëndë qeverisë me dorëheqjes e Ministrit të Mbrojtjes, Hernu Charles.
Bëhet fjalë për atë Hernu, i cili ishte akuzuar për spiunazh në favor të shteteve afër orbitës sovjetike, mik i ngushtë i presidentit Francois Mitterand, një njeri i sekreteve. Sipas shkrimtarit të improvizuar, pas rizgjedhjes së "le Florentin" në Elize në vitin 1988, DGSE-së i shkoi një detyrë urgjente: përgatitja e një dosjeje të trashë për Kryeministrin e caktuar, Rocard, i cili atëherë përflitej shumë për të kaluarën e vet në të majtën radikale.
Në faqet e tjera, kemi vijimin në një skenë të pothuajse të gjithë aktorëve të Pas-luftës, që kishin të bënin me misteret franceze: nga affaire Roland Dumas, çështja e shitjes së fregatave Tajvanit, kapja e terroristit famëkeq Carlos, e deri tek rasti i fundit Clearstream (që ka ringjallur pjesërisht në politikë Dominik de Villepin).
Në fund të vitit 2001, Siramy kontaktohet për një tjetër çështje problematike. Gjenerali Champtiaux, në atë kohë ishte numri dy i spiunazhit francez, e thirri dhe e pyeti se çfarë dinte për bankën japoneze “Tokio Sowa Banka”, ku mendohej se ish-presidenti i vendit Zhak Shirak, sipas disa zërave që qarkullonin, kishte depozituar një thesar të barabartë me dyzet milionë euro. Për të hetuar këto raporte, angazhohet Gilbert, burri i një gruaje që sot është një bashkëpunëtore e ngushtë e Kryebashkiakut të Parisit, Delanoe. Interesante, por me dallim të qartë prej tregimeve më të ndërlikuara, aty tregohet edhe rutina e përditshme e agjentëve 007 nëpër zyrat e Parisit; po ashtu kontaktet që kishin me grupet e ndryshme të guerilierëve, e para së gjithash monitorimi i vazhdueshëm i zonës së "gjuetisë të preferuar", Afrikës.
Në Francë, luftërat e nëndheshëm për pushtet nuk kanë reshtur së funksionuari. Me çdo mjet për të arritur qëllimin. Në këtë konteskt është e lehtë për të parashikuar se do të kemi surpriza të tjera, që mund të shpërthejnë në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.