Dorëhiqet Besnik Bakiu, kreu i "Shoqatës së Punonjësve në lirim"
Jep dorëheqjen nga posti i kreut të "Shoqatës së Punonjësve në lirim", Besnik Bakiu. Shkak për largimin nga kjo detyrë mësohet se ka qenë përkeqësimi i trajtimit ekonomik të ish-punonjësve në lirim. Burimet bënë të ditur se ky veprim tashmë i ish-kreut të shoqtës së punonjësve në lirim ka një arsye, të sensibilizojë organet përgjegjëse në zbatimin e detyrimeve ligjore për këtë shtresë. Kjo shoqatë është krijuar për të qenë në mbrojtje të intresave të policëve që janë larguar nga puna nga reformat e kryera në strukturat e policisë së Shtetit.