Rama, xheloz dhe shkatërrimtar ndaj suksesit të Shqipërisë në Bruksel
Qarqet antishqiptare s’mund të presin më dhe po i kërkojnë komunistit në krye të Partisë Socialiste që të përshpejtojë aksionet shkatërruese, pasi vendi kishte marrë përkrahjen finale nga Brukseli. Strategjia po mirëpritet nga Edvini, i cili i mbërthyer nga xhelozia për suksesin e Shqipërisë në BE ka shpallur mosbindjen civile dhe shkatërrimin si alternativë. Por revolucioni permanent në Shekullin XXI është një abort politik, njëlloj si politikani i nomenklaturës që po e përdor
Thirrja për mosbindje civile, edhe pse ngjan se s’ka asnjë mundësi realizimi në mijëvjeçarin e tretë është treguesi më i qartë i goditjes së xhelozisë dhe cmirës që Edvini po provon për shkak të konfirmimit të impotencës së tij politike. Pas vizitës së fundit të kryeministrit Sali Berisha në Bruksel, u pa qartë se aksioni i opozitës për ndalimin e integrimit të Shqipërisë në Perëndim, i sponsorizuar nga interesat okulte qindramilionë eurosh që qarqeve filosllave, s’po kishte sukses. Dhënia si e përfunduar e vendimit për heqjen e vizave për shqiptarët gjatë verës së këtij viti dhe konfirmimi i shpresës së brenda vitit mund të merrej vendimi edhe për akordimin e statusit të vendit kandidat për anëtar të plotë në BE, ka irrituar së tepërmi tutorët politikë të Edi Ramës, të cilët kanë porositur kalimin në një fazë të re, atë të mosbindjes civile.
Por s’ka qenë e vështirë për ta shqiptuar këtë frazë kobzezë për të birin e Kristaq Ramës, i cili edhe më herët ka tentuar t’i nxijë faqen atdheut të shqiponjave, por që tashti, detyrën e re të shkatërrimit e ka edhe me pasion, për shkak të raptusit të xhelozisë që e ka mbërthyer. Letrat që shkruante anekënd nëpër Evropë për gjoja autokracinë që mbizotëroka në Shqipëri e zëvendësoi pak më vonë me kasnecë që i niste me urrejtjen në shpirt për mazhorancën, liderin e saj dhe të gjithë miqtë e vendit në BE... Por me garancitë e fundit që ka marrë kryeministri në Bruksel, shpresat e Edvinit se ka kohë për përmbushjen e axhendës së tij antishqiptare janë venitur. Atëhere, ka ardhur përshpejtimi, me porosi të qarqeve filosllave dhe mosbindja civile synohet të jetë vetëm fillimi. Biznesmenëve të partisë u është caktuar edhe tributi që duhet të japin për kapuçonët e mosbindjes civile.
është konfirmimi i alarmit të kahershëm se revolucioni permanent po merrte kuptim tek agjenda e re e Edvin Ramës dhe me suksesin e fundit të vizitës së Sali Berishës në Bruksel letrat u hapën dhe ndarja është e qartë. Me Mr. Shkatërrimin mund të shkojnë ata që s’duan që Shqipëria të jetë në hartën e vendeve të stabilizuara të kontinentit, një vend i rëndësishëm e me ndikim në Europën Juglindore si dhe ata që kanë tmerr që raca e shqiptarit mund të jetë e lirë të shkëmbejë me europianët përvojat e veta, çka mund të trembë fqinjtë dhe pehlivanët e tjerë.
Duke hequr këtë pjesë (të paguar, të gënjyer apo arriviste), gjithsesi mbetemi shumë ne të tjerët, që jemi ithtarë të fortë të reformave, prandaj edhe mosbindja civile do të verifikohet shpejt si një abort politik, njëlloj si politikani që po e propagandon... Në atë rast do të kemi sërish rastin të merremi me pakicën, por pas xhelozisë dhe raptusit të shkatërrimit që po përdor ylberizmi, ende s’është e qartë receta që do të përdoret ndaj saj.