E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiri, anulohet vizita e komiteti ushtarak të NATO-s

PRISHTINë- Vizita e planifikuar e Komitetit Ushtarak të NATO-s, e udhëhequr nga kryesuesi i saj, Admiral Giampaolo Di Paola, është anuluar sot për shkak të ndalesave në trafikun ajëror, njoftoi KFOR-i.
Ndërkohe, siç bëhet e ditur në komunikatë, sot Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli (JFC Naples), Admirali Mark Fitzgerald, do ta vizitojë KFOR-in së bashku me një delegacion.
Admirali Fitzgerald ishte paralajmëruar të vijë për vizitë bashkë me Komitetin Ushtarak të NATO-s. Ai pritet të vëzhgojë një ushtrim që do mbahet pasdite në një termocentral në Obiliq, gjatë të cilit, sipas një skenari të planifikuar, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të demonstrojë aftësitë e veta si një organizatë që intervenon gjatë krizave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›