E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ PS-ja i “hedh” benzinë zjarrit me akuzat të papërgjegjshme

28-08-2012 / Gazeta 55

Zjarri dhe uji, dy përbërës kundërshtarë në një fenomen natyror janë dy gjysmat e përdorura në një akuzë të formuluar nga ana e Partisë Socialiste në drejtim të qeverisë Berisha. Në një deklaratë për shtyp PS-ja e cilësoi alarmante situatën e krijuar nga zjarret në vend. Me një fytyrë të skuqur prej diellit përvëlues, i veshur me një bluzë blu marinari, deputeti socialist Eduard Shalsi lexoi deklaratën e mësuar përmendësh që tradhtohej herë pas here nga shikimi në letrën e hartuar prej Ustait.
“Jemi përpara jush për t’i rënë kambanave të alarmit dhe për të folur për situatën alarmante të zjarreve në Shqipëri. Jemi thellësisht të shqetësuar se nga njëra anë kemi një Shqipëri që digjet dhe nga ana tjetër një kryeministër që sorollatet me shirit në dorë për të inauguruar rrugë”, deklaroi deputeti socialit, Shalsi.
Por ajo që bie në sy në këtë deklaratë është mungesa jo vetëm e një apeli qytetar për përgjegjësi apo dënimin e rasteve kur individë të caktuar djegin qëllimisht masive të tëra pyjesh, por mungoi dhe solidarizimi me strukturat e policisë së shtetit, ushtrinë dhe specialistët e ministrisë së Mjedisit, të cilët edhe pse në kushte të terrenit të thyer, po përballojnë emergjencën civile duke luftuar zjarrin e vënë nga dora e papërgjegjshme e njeriut.
Ndërkohë, në vend të tregohet e përgjegjshme, opozita e majtë i “fryn” zjarrit me akuza të forta që shërbejnë për luftën politike dhe jo për fikjen e zjarrit.
Sigurisht në kushtet e një politike normale duhet të mbizotëronte padyshim solidarizimi me zjarrfikësit, policët, ushtarakët, pilotët dhe banorët që punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve anekënd, ndërsa shefi i opozitës urdhëron pa pikë përgjegjësie deputetët socialiste të dalin në konferenca për t’i “hedhur” benzinë zjarrit të përditshëm të akuzave ideologjike.
Në thelb, duket e pa konceptueshme për Partinë Socialiste që meritat për mbarëvajtjen e operacioneve të emergjencave civile, në dimër me dëborë dhe përmbytje dhe verë me zjarre të papritura, të jenë strukturave shtetërore. Fobia ndaj punës së prefektëve dhe ministrive të linjës, ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, shkakton një reagim të papërmbajtur në opozitë, e cila fatkeqësitë i shikon me një sy përfitues dhe jo solidarizues. Kuptohet vetiu, edhe kur flet për ujin, edhe për borën, dhe së fundmi edhe ëpr zjarrin, Partia Socialiste nuk i përdor për qëllime të mira.
Sidoqoftë, me inatin më të fundit për zjarrin, kreu i opozitës në mungesë të vizionit politik sigurohet të zhvlerësojë kundërshtarët si të papërgjegjshëm kur shëmbëlltyra e papërgjegjësisë ka emrin, Edi Rama.
Deklaratat e fundit për shtyp të PS dëfteu nga ana tjetër se mbledhja e Korçës për piketat e strategjisë së opozitës në shtator është e njëjtë me vitet e kaluara...
Asgjë e re!         

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›