E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Pse Edi Rama fut PS në listat e borxheve?

24-03-2013 / Gazeta 55

Edi Rama e ka futur Partinë Socialiste në 260 milionë lekë borxh ndaj të tretëve, të cilat rezultojnë të pashlyera që prej zgjedhjeve të 8 majit 2011. Ky fakt është zbuluar pas kërkesës që PS-ja ka bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve çeljen e fondeve nga buxheti i shtetit për vitin 2013, në mënyrë që të mbulojë shpenzimet e fushatës elektorale të 23 qershorit. Në raportin financiar për vitin 2012, që PS-ja ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve del se kjo parti u ka mbetur borxh disa mediave që nga fushata e 8 majit 2011. PS-ja nuk ka shlyer detyrimet për agjencitë e udhëtimeve,  as ka paguar shpenzimet telefonike gjatë muajve shtator-nëntor,  as ka paguar abonimet në median e shkruar, si dhe prodhimi i kartave të anëtarësisë, çka rritur borxhin edhe 10 milionë lekë të vjetra.
Padyshim një pyetje lind vetiu: nëse PS-ja e ka të vështirë të kontrollojë dhe përmirësojë financat e saj, si do të kontrollojnë dhe përmirësojnë buxhetin e shtetit? Nëse Edi Rama ka futur në borxh PS për 260 milion lekë, a nuk është e drejtë të themi që ky njeri kërkon të fitojë pushtetin për të larë borxhet?
Sigurisht, Rama duke  jetuar me të ardhura të pakta, edhe pse ku gruaja e tij, Linda Rama jep nga ana e sa 100 milion lekë pa teklif, nuk është se nuk jeton për para. Është e vështirë të besohet një kryeopozitar si Rama që ka future në borxh partinë e tij, të premtojë se brenda 100 ditëve të para të  bëjë mrekullia dhe të punësojë qindra mijë njerëz.   
Ndërkaq Partia Socialiste deklaron në raportin financiar për 2012  se nuk ka pasur sponsorizime nga persona juridikë vendas apo të huaj. Sigurisht, sponsorizimet më të mëdha PS-ja i ka prej kryetarëve të Bashkive Socialiste që mbulojnë shpenzimet e takimeve dhe mitingjeve të Edi Ramës. Nëse Edi Rama urdhëron të organizojë një takimin elektoral në Durrës, mjafton të dërgojë një sms kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako për të fjetur i qetë. Po kështu në Elbasan ku Qazim Sejdni bëhet në katërsh për kryetarin. E njëjta gjë ndodh në Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë, etj.
Kryetarët e Bashkive Socialiste të këtyre qyteteve janë një garë të ethshme për të plotësuar si me njerëz ashtu me logjistikë të gjitha takimet elektorale të Edi Ramës.
Sidoqoftë keqmenaxhimi i financave të Partisë Socialiste sinjalizon një mangësi të madhe të lidershipit të të kësaj partie. Nuk është serioze për socialistët e ndershëm votues prezantimi i PS, aq më pak në një raport financiar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në të cilin theksohet se kjo parti nuk paguan faturat dhe biletat e avionit.
Ndoshta, Edi Rama synon ta paraqesë PS si një parti pa mbështetje financiare, por kjo është një iluzion, pasi të gjithë e kanë të qartë se cilat janë hyrjet dhe daljet në këtë parti. Miliarderët që shtohen në PS si mizat mbi një kufomë politike dëftejnë për amoralitetin e lidershipit të saj.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›