E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Tuaregët e Al-Kaedës pushtojnë Timbuktunë

06-04-2012 / Gazeta 55

Duke lënë pas kaosin e Libisë së re, të fragmentarizuar në një mijë konflikte midis një qyteti dhe një tjetri, Tuaregët kanë zbritur deri në jug, në Mali. Pas shumë ditë luftimesh, me ndihmën e disa grupeve islamiste, ata kanë pushtuar qytetin e Gao dhe Timbuktusë, kështjella ushtarake në veri të vendit. Rënia e qyteteve të veriut bën që Mali sërish të ndahet në dysh: në pjesën veriore të lumit Niger në duart e Tuaregëve dhe pjesën jugore në duart e qeverisë. Është shumë e vështirë që situata të provokojë intervenimin ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara nuk kanë interesa strategjike në zonë - përpos kontrollit të trafiqeve nga ana e al-Kaedës - dhe nuk kanë interes as francezët, të cilët, nëpërmjet ministrit të Jashtëm Juppe kanë mohuar çdo mundësi për të mobilizuar Legjionin e Huaj.
Por ka nga ata që duken se janë të gatshëm për të përfituar nga neglizhenca me të cilën fuqitë e huaja e shikojnë Malin. Islamistët, së bashku me Tuaregët, tani dominojnë Timbuktunë. Sipas disa burimeve konfidenciale, në fakt, mes flamujve të ngritur mbi kulmet e kryeqytetit të lashtë të Afrikës gjithashtu janë të ngritura edhe flamujt e zinj të terroristëve të Al Kaedës. Kjo është një histori  bindëse, duke pasur parasysh atë që ndodhi në një vend shumë më të ekspozuar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare,  Bengazit. Ishte e mjaftueshme për të pritur disa javë pas "çlirimit" të qytetit të Libisë, të shkaktuar nga trazirat që çuan në rënien e Muammar Gaddafi, për të parë në çatinë e gjykatës flamurin e zi të organizatës terroriste. Thellë në indiferencën ndërkombëtare, Tuaregët e Malit do t’u hapnin derën atyre që, në hije, janë duke përgatitur terrenin për një rrjet xhihadist të testuar nga vitet e eksperiencës në Pakistan e Afganistan, çka premton zhvillime mjaft shqetësuese.
***
Grusht shteti në Mali, ushtria merr kontrollin
Trupat ushtarake rebele në shtetin afrikan të Malit deklaruan se kanë marrë kontrollin e vendit, disa orë pasi sulmuan pallatin presidencial. Në një deklaratë publike në televizionin shtetëror malian, krerët e rebelëve thanë se në të gjithë vendit kishte hyrë në fuqi gjendja e shtetrrethimit, ndërsa kushtetuta është pezulluar.
Trupat rebele u ngritën në revoltë që ditën e mërkurë, duke shkëmbyer zjarr me forcat proqeveritare. Sipas ushtarëve rebelë, ata u detyruan që të ngritën në revoltë, pasi qeveria nuk i ka pajisur mirë për të luftuar një rebelim të fiseve etnike Tuareg.
Ushtarët rebelë formuan komitetin e rivendosjes së demokracisë dhe rimëkëmbjes së shtetit, ndërsa bënë me dije se gjithashtu i dhanë fund regjimit të paaftë të presidentit Amadu Tumani Ture. Ata bënë me dije se do t’ia dorëzojnë pushtetin një qeverie të zgjedhur demokratikisht nga populli. Ende nuk ka pasur një reagim nga presidenti i vendit, ndërsa nuk dihet me siguri as vendndodhja e tij.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›