E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/1 milion të mashtruarit e PS përgatiten të përmbytin selinë-mavi

11-07-2013 / Gazeta 55

Apelit publik të kryesocialistit Edi Rama për të dërguar CV-të në adresë të tij, në selinë e Partisë Socialiste janë paraqitur jo pak të papunë. Qindra të papunë të ushtarit të Panjohur dhe të Doganës janë paraqitur në dyert e zyrës së kryeministrit të ardhshëm.  Ditët e fundit selia e kësaj partie ngjan më shumë me një zyrë pune ku njerëzit vijnë në kërkim të një sistemimi. Sipas Edi Ramës janë 1 milion të papunë dhe një pjesë e madhe e tyre do të trokasin në zyrën e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama. Sidomos pas apelit publik që nga profili i tij në Facebook, ftonte t’i dërgonte kurrikulumin kushdo që donte të provohej në skuadrën e tij. Ndonëse mesazhi i Ramës sqaronte që ftesa e tij nuk do të thotë punë për të gjithë dhe se aplikimi mund të bëhej vetëm online, askush nuk e ka vënë re link-un në fund të tekstit. Norës që pret njerëzit në recepsionin e PS-së, i duhet të sqarojë se s’ka ku t’i dërgojë kurrikulumet që i dorëzohen.  Por ka edhe nga ata që preferojnë ta dorëzojnë CV-në në dorën e ndonjë deputeti. Të tjerë nuk kanë asgjë me vete, përveç hallit që duan të qajnë me pushtetarët e rinj. Me shpresën se dikush do t’i ndihmojë. Sipas shumë ekspertëve dhe njerëzve publikë ftesa e Edi Ramës është një sinjal i mungesës së kulturës shtetërore. Por kryetari i PS,  Edi Rama e ka hedhur poshtë këtë akuze me përgjigjen se ftesa e tij prodhon një kulturë antishtet. Përmes një tjetër postimi në Facebook, sqaron se apelin e ka bërë jo me cilësinë e kryetarit të partisë por të kryeministrit të zgjedhur. “Nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune”, replikon Rama, por për të krijuar një bazë të dhënash për burimet njerëzore që më pas do të kthehet në një institucion të mirëfilltë. Sipas tij, të gjithë ata që po aplikojnë do të njoftohen individualisht për çdo konkurs të hapur në sferën që lidhet me profesionin dhe eksperiencën e tyre.  Por mos e quani zyrë pune!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›