Përse mëkëmbësit e diktaturës e urrejnë Dr. Berishën
Kur u vodhën florinjtë e fshehur në tunelet e Kërrabës, u sajuan përralla me gomarë dhe u paditën fshatarët e gomarëve si hajdutë, gjë që nuk bind askënd. Na u bënë injorantët ekspertë elektronikë kodesh të trefishta! Por komunistët e mbufatur me përfitimet e kohës, një pjesë e të cilëve për kontributet e mëdha në sferën e luftës së klasave, - por në krye duheshin vlerësuar ata që kishin bërë mizorí të dënueshme në çdo regjim, që të ishin ‘të denjë` në përfitimet vetjake. Kur u bë destalinizimi (1957 e më tej në Kongreset XX, XXI etj. në BS,) vetëm Shqipëria bëri përjashtim në Europë. Iu hoqën aureolat vëllait të madh, shokut Tito (në ndërtimin e hekurudhave. Tito ishte primar në banderolat e në propagandë dhe u ngrit flamuri i Stalinit të Madh, në kohën kur partitë komuniste, në të gjithë botën, kishin ndërruar emrat e partive internacionaliste, duke e mohuar Stalinin, e përkufizuar si terrorist. Poshtë Tito, rroftë Stalini! Plus Rroftë Enveri! - natyrisht. Dënimi i kultit të individit nuk zgjati shumë. Përkundrazi. Për Enverin shkruhej gjithandej “Marrtë nga ditët tona”! Statujat e Stalinit u ruajtën nga regjimi ynë stalinist. Veçse emri i tij erdhi një kohë që të përdorej vetëm rastësisht. U bë i pamohueshëm antishqiptarizmi i tij nga M. Gjilasi, E. Kardelji dhe nga të tjerë. Për induksion, ekzaltimi i Stalinit do të nënkuptonte antikombëtarizmin e Enverit! Megjithatë Enveri mbeti si Stalinisti i vetëm në Europë dhe nga të pakët në të gjithë botën. Anì. Mjafton që të konsolidohej regjimi, me monstra si ato që u përmendën më sipër.
Dhe kur këta elementë bëjnë sikur i përshtaten pluralizmit, me ndryshimin e sistemeve politike, atëherë zvetënimi bëhet i papërmbajtshëm. Sepse një pjesë e tyre, përfitues në regjimin e rrëzuar pas 1990-s, të japin edhe mend, duke u shndërruar në lektorë të pluralizmit! Meqë oreksi vjen duke ngrënë, pafytyrësia arrin apogjeun e vet. Parti me emrin “komuniste” nuk ekzistonin më në komunitetin europian. Në SHBA, jo se jo. Qëkur Mak Karti e zhduku si parti dhe si propagandim, sepse veprimin e tij e kuptuan drejt amerikanët. PK-ja amerikane kishte si synim të bënte politikën e Internacionales Komuniste, për t’ia gërryer këtij shteti të madh, epërsinë si superfuqia më e madhe e demokracisë në botë. Por ne nuk i patëm kushtet për të ndjekur këtë shembull të madhërishëm. Demokracia lind demokracinë, ndërsa diktatura dhe mendësia e saj, pjellin mentalitetin komunist dinak. Me fjalë të tjera, shkatërrimin, në funksion të pushtetit!
Më duket se kjo është panorama e kohës problematike e pas ndërrimit të sistemeve në vendin tonë. Do të doja të përgënjeshtrohesha, qoftë edhe në një pikë të vetme. Gjynahqarët kishin gjetur eldoradon në këtë vend fatkeq. Për këtë parajsë tokësore të atyre që meritonin ndëshkimin sipas Asamblesë Parlamentare të BE-së, as që bëhej fjalë. Ligji i Lustracionit u sabotua nga zëri i fuqishëm i së majtës sonë, ku ky zë ishte vendimtar. Edi Rama kaloi nga ana e antienverizmit ekstremist, tek ana e këtij zëri të plotfuqishëm për të cilin sapo folëm i cili, veç privilegjeve të diktaturës, gëzoi edhe mbështetjen e Ramës e Co me kushtin që, kjo pjesë e skajshme e diktaturës, të ishte diktuese. Por edhe Edi kishte kushtin e tij të vetëm: Që ai të ishte kryetar! Pajtim interesash! Kështu parabola, me degët ngjitje-zbritje, e çoi në maksimum të etshmin psikopatik për pushtet absolut. Tani s’dihet kush e shtyn përpara karrocën: frerët, apo kali pa fre! Kështu ky i quajturi kali pa fre i ka harruar sesi i ngrinte të dy gishtat lart, me prapamendime. Por ai dinte mirë se si gishtat bëhen grusht në ballë, në konferencat përkujtimore të 16 shtatorëve në Pezë. Me flamuj të panumërt të E.H.-s dhe me këngën për diktatorin “që e mprehu shpatën për situatën”... Paçka se diktatori ishte ankuar në atë kohë dhe kishte shkruar, e zezë mbi të bardhë, se M. Popoviçi e kishte ngarkuar për shpërndarje zarfesh me ftesa, të përpiluara me dreqin që e merr vesh...
Tertipet vijojnë kundër atyre dygishtorë të përkushtuar, pa luhatje, që në proceset e para, kundër diktaturës dhe simboleve të saj (statujat). Dr.Berisha ishte nga të parët e asaj plejade demokratësh, i çmuar së tepërmi nga masa e gjerë e njerëzve që hanin me tallona dhe duhet të ndjeheshin të lumtur! Ai u bë personi karizmatik i atyre që nuk e duronin dot diktaturën e E.H.-s, që gjithmonë po bëhej më terroriste, më mizore, më gjakatare, duke vrarë edhe të pafajshmit, duke u marrë shpirtin edhe familjarëve të tyre. Terrori komunist quhej i tillë se s’kishte rëndësi nëse ekzekutimet përfshinin më shumë të pafajshmit, me gjyq, pa gjyq s’ka rëndësi! Po ashtu ornamentet ligjore të Vishinskit, ishin për përdorim të jashtëm! Po ashtu është spekuluar edhe me terminologjinë: ‘Sekretari i Partisë’, ndonjëherë gjer në dredhjen ‘Sekretari i Partisë së Punës (!), për të ngatërruar djallëzisht dallimet ndërmjet sekretarit të org. së Partisë së Spitalit dhe sekretarit të partisë së Komitetit të Partisë së Rrethit, apo më lart akoma. I pari duhej të merrej me mbarëvajtjen e punës, konkretisht në spital, me realizimin e planit, me korrektesën ndaj pacientëve, me furnizimet me barnat, etj. I dyti, si i ati i Ditmir Bushatit, për shembull, kishte në dorë internimet, dëbimet, arrestimet, luftën e klasave... etj. Nëse i biri thotë se e kishte për nder që ishte djali i një babai që përpilonte lista ndëshkimesh, i dyti as që i kishte në kompetencë gjëra të tilla! Edhe mësuesit ishin të ngarkuar që të mos pranonin në shkollë nxënës me flokë të gjatë. A duhen ndëshkuar mësuesit për të qenë nxënësit në paraqitje sipas një rregulli të caktuar? Po jap një argument vetjak: Në fillim të proceseve, punoja në zyrat e PD-së në selinë e atëhershme, në rrugën e Kavajës. Isha në një seksion që drejtohej nga i ndjeri Leka Toto. Çdo mëngjes e pinim kafen bashkë. Njëherë më kallëzoi si u bë veprimtar i njohur i PD-së: “Isha i sëmurë në repartin kardiologjik, në një pavijon të spitalit. Berisha ishte i rregullt për të qenë më shumë te koka e të sëmurit se në zyrë. Duke qenë çdo ditë te krevati im, u njohëm në marrëdhëniet pacient-mjek dhe filluam të bisedonim edhe për çështje filozofike. Të dy e njihnim Emanuel Kantin dhe kishim njohuri edhe për psikanalizën. Doktori filloi të rrinte më shumë te krevati im, pavarësisht se i thashë se isha i persekutuar i regjimit. Nuk isha shumë i dhënë pas politikës. Por në fillimin e proceseve, ai nuk i ndaloi takimet me mua dhe sikur më magnetizoi që “të merresha me politikën demokratike, së cilës i përkiste e ardhja, kundër sistemit totalitar”. Ky person u bë deputet. Frymëzuesi i tij e shkëputi Lekën nga plogështia politike. Nomenklatura e një regjimi të diktaturës të cilit i shërbeu ajo, iu kundërvu Berishës se ishte koherent në idealet e tij për pluralizmin e vërtetë dhe jo për pluralizmin hipokrit të Edit të Pezës, dhe të orgjive në të, me thirrjet e ndonjë fanatiku: - “Ju bëfshim kurban kujtimit tënd, o shoku Enver!”. Këtej u frymëzua E.R. për t’ia vënë titullin librit të tij të dytë, që ka gjasa që të përfundojë si i pari? Sali Berisha u bë prekursori i zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke mos u bërë qeverisja e tij e cenueshme aspak, për premtimin e jetësuar të kryeministrit. Tjtër gjë sesi vepruan forcat kundërshtare në këtë ballafaqim. Në Shkodër, një burrë skeletik me djalin e tij kërthi, mezi po fuste në apartament një lavatriçe të re, fringo! Nuk ishte në gjendje të mirë, i shkreti, se kishte shumë fëmijë. E përballonte në njëfarë mënyre familjen, si elektricist i zoti, por komshinjtë e dinin se nuk ishte në gjendje për të blerë një lavatriçe të kushtueshme. Pastaj kësaj meseleje i doli era, se përfituesi e kishte pohuar se ‘një votë, një lavatriçe’, ishte realizuar tek ai. Nuk fshihet dot shtiza në thes! Ajo pasuria e fshatarit me gomar (!) do ta jepte rezultatin më vonë. Dhe dihet në favor të së djathtës apo të së majtës... Megjithatë kryeministrit nuk i kanë dalë fjalë të tilla dhe bëri gjestin unik të pranimit të humbjes. Tani që janë në garë për kryetarin e PD-së dy figura të forta të kësaj partie, një gazetë e drejtuar nga dikush të cilit ia kishte vjedhur votat Gazmir Bizhga i së majtës, tanimë në shërbim tërësor të Edi Ramës, shkruan: “Ajo që nuk po kuptojnë të dy kandidatët është fakti se nuk ia njohin Berishës atë që ai ia njeh vetes së tij. Kanë krijuar një dyshe servile, ndërkohë që kishin të gjithë të drejtën e tyre që të krijonin një personalitet dhe një individualitet, ashtu si dikur e krijoi Rama”. Si e krijoi Rama? Me figurantë? Ashtu si e kishte krijuar edhe R. Alia, me figurantin tjetër! S. Berisha, me karizmën e tij, është i dashur nga një bashkësi e tërë njerëzish të sinqertë ndaj tij, që e kuptojnë se përgjegjësia nuk është vetëm e tij. Ai synon të mbajë në këmbë kompaktësinë e PD-së. Dhe njerëzit më të aftë që konkurrojnë nuk janë si ato figurat e tjera që përmendëm. Një gazetë tjetër shton tirazhin e saj duke nxjerrë në faqe të parë një grua, me shami në sytë e përlotur. Vëçse nuk janë si lotët për diktatorin që, ato që nuk lotuan, u inkriminuan!