E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus3/Arrestohen në Francë kreu i terroristëve bask ETA

Mikel Kabikoitz Carrera Sarobi, është përgjegjës krahut organizatë terroriste për ushtrinë baske ETA, i cili u arrestua këtë mëngjes në qytetin e francez Bayonne bashkë me tre persona të tjerë: ky lajm jepet nga gazeta spanjolle El Pais, duke cituar burime të afërta me “hetimet”. Sarobi Carrera, i njohur me pseudonimin “Ata”, është konsideruar si i përfshirë direkt në pesë vrasje dhe është konsideruar si kreu i “Komandove” (ose grupeve të zjarrit” të organizatës Eta, si dhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj institucioneve dhe policisë spanjolle.
Eta është një organizatë terroriste baske me frymëzim marksist-leninist, e cila që aspiron ndarjen nga Spanja dhe pavarësinë e një shteti Bask. Eta deri më tani ka vrarë më shumë se 800 persona. Një grup politik dhe ushtarak i krijuar në fund të viteve 50 si një organizatë studentore klandestine për të mbështetur pavarësinë e Baskëve,dhe do të adoptojë luftën me armën në fund të viteve 60 e cila vijon edhe sot e kësaj dite.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›