E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Anastas Angjeli, nga koha e Çarçanit, tek Edi Rama, mbeti një nxënës i PASOK-ut

19-05-2013 / Gazeta 55

Caci i zi është rikthyer në politikës pas 8 vitesh në hije. Anastas Angjeli është formalisht kandidati i sigurt i PS për deputet në qarkun e Gjirokastrës, i cili në prezantimin që i bëri Edi Rama mori guximit të gjykonte punën e qeverisë Berisha pa teklif, duke harruar të gjitha bëmat e Caci-t të Zi në qeverisjen socialiste nga 1998 deri në vitin 2002.  Ish-ministri i Financave të Fatos Nanos për 4 vite, Anastas Angjeli është për të gjithë Cac Angjeli, ose “Naçi” siç e quante Nano apo “Caci” i zi siç e quante kryeministri Berisha kur ishte lider i opozitës më këllqe. Anastas Angjeli ka një formim gjysmë militar e gjysmë financiare. Ai i mbaroi shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, edhe pse më pas u pilotua të ndiqte shkollën e lartë në fakultetin e Ekonomisë . Financieri i Ndërmarrjes Ushqimore të Sarandës u emërua pedagog në Fakultetin Ekonomik të UT, ndërsa si punë të dytë kishte këshillimin e kryeministrin, Adil Çarçani, që nga financat nuk ia kishte haberin.  Në zyrën e Carcanit dhe Ramiz Alisë “zunë” miqësi të pandarë Nano dhe Caci i Zi, kur në qeverisjen socialiste njeri do të ishte kryeministër dhe tjetri ministër finance, përndryshe dy njerëzit më të fuqishëm të Shqipërisë para dhe pas rebelimit komunist të ’97.  Edhe sot e kësaj dite Anastas Angjeli është një nga kontributorët e programit ekonomik të PS dhe të vetmin model ekonomik që ka ndjekur Angjeli prej dy dekadash janë formulat ekonomik të dala nga PASOK, partia Socialiste greke. Së fundmi, Anastas Angjeli pasi mori kandidaturën në xhep takoi në Athinë   sekretarin e përgjithshëm të Pasok Nikos Androulakis dhe sekretarin organizativ Lefteris Katsikarelis. Në takim u shkëmbyen mendime mbi situatën ekonomike në Greqi dhe pasojat e saj në Shqipëri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›