Fokus/Anti-familjariteti - nga Edi Rama te Elvis Rroshi

Të gjithë e pamë shfaqjen e të mërkurës së kaluar në errësirë, kur i gjithë grupi parlamentar socialist, me në krye Edi Ramën dhe ky i pasuar nga bashkëshortja Linda (Basha) Rama si dhe dashuria e tij politike, Erjon Veliaj, “rrethoi” shtëpinë e Elvis Rroshit në Kavajë. Arsyeja e “shtëpi – rrethimit” lidhej me një krim “makabër”. Elvis Rroshit i kishin rrëmbyer ‘bashkëshorten’ shtatzënë, Griseilda Rroshi, si dhe më pas i ishte marrë fëmija pas një lindje të detyrueshme. Broçkulla me ‘mbret’.
Por lajmi mori dhen nisur dhe nga mungesa e profesionalizmit të gazetarëve të disa prej televizioneve kryesore në vend, të cilat nga mungesa e informacionit apo imponimi i drejtuesve i përcollën opinionit publik gënjeshtra që s’ishin dëgjuar ndonjëherë. Pikërisht ky fakt e bënte sa të pavërtetë ‘lajmin’ e gënjeshtërt aq edhe e etiketonte atë, si pjesë të koleksionit të pasur të çudive të famshme të Kavajës, të cilat bota e thashethemeve i njeh si ‘llogje’, apo fjalë të tepërta, e larg realitetit.
“Rrëmbimi” dhe “lindja” e detyrueshme e Griseldës, ishin as më shumë e as më pak, por mirë-filltazi “llogje” Kavaje. Elvis Roshi, i sapo zgjedhur në bashkinë e Kavajës, gjatë fushatës së tij elektorale përdori shtatzëninë e bashkëshortes së tij, (të cilën ai në një intervistë mediatike e ka mohuar), si ‘lobim’, te qytetarët, duke i kujtuar atyre familjaritetin e çmuar të djalit të qytetit, Elvisit. Por, vetëm 4 javë pas fushatës elektorale, Elvis Roshi, me pafytyrësinë më të madhe del e thotë se Griselda Roshi s’ka qenë ndonjëherë bashkëshortja e tij, por thjesht e dashura, me të cilën ai as nuk bashkëjetonte, e jo më të tentonte të lindte fëmijë...
Mungesa e kredibilitetit moral, shoqëror dhe familjar e kthen Elvis Roshi në një bandit çnjerëzor, i cili për interesa politike largpamëse, dukshëm me tendencë pushteti, të sajonte jo vetëm shtatzëninë, por edhe rrëmbimin e lindjen e detyrueshme... “derisa i kishin marrë fëmijën e kush e di se ku e kishin çuar”...
Ky turp i padëgjuar, shumë shpejt do dilte në dritë dhe kurrsesi ajo letër – ndjese e kryetarit të bashkisë së Kavajës s’mund të mbulojë ‘makabritetin’ moral dhe psikologjik që rëndon mbi bashkëshorten e tij legjitime Griselda Roshi.
Djali i Kavajës, Elvisi, nuk është i vetëm në këtë rrugë të antifamiljaritetit dhe dhunës fizike, morale e psikologjike ndaj anëtarëve të familjes. Shembulli i tij më i mirë është vetë kryetari që e përzgjodhi si kandidat në 8 maj, Edi Rama. “Marigoja” e tij, Edi Rama është treguar “burrë” i vërtetë se për 9 vjet me radhë s’ka njohur atësinë e djalit të tij. Po ashtu edhe ti, pasi sajove shtatzëninë, rrëmbimin dhe lindjen e detyrueshme, mohove edhe bashkëshorten.
Tashmë ju jeni dy.
Jo si atëherë kur shoqëronit njëri-tjetrin në takimet elektorale në Kavajë, por ui bashkon ndjenja dhe fryma e përbashkët e antifamiljaritetit. Edi Rama dhe Elvis Roshi janë jo vetëm shokë të ngushtë, por po ndjekin gjurmët e njëri-tjetrit. Më i vogli drejt hapave të më të madhit. I pari shquhet për bëmat e tij antifamiljare. Edhe i dyti hyri në hollitë e të parit, sapo i bëri bëmën më të madhe jetës së tij dhe sigurisht edhe bashkëshortes Griselda...