Edvini, bretkosa që desh të fryhej sa një ka
Pritej nga i gjithë opinioni se çfarë do të sajonte Edi Rama në konferencën për shtyp, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që hodhi poshtë ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. I rënë në një dëshpërim të thellë, nuk dinte se nga tua fillonte marrëzive. Duke medituar si në përçart, ai këtë radhë sulmoi drejtësinë në Shqipëri. Përsëri ia “paskan vjedhur votat” dhe nëse ai nuk është Kryetar i Bashkisë së Tiranës çdo gjë nuk ekziston. Të bie ndërmend ajo fabula e famshme e La Fontenit, e bretkosës që desh të fryhej sa një ka, por dihet se çfarë i ndodhi. Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Tirana dhe e gjithë Shqipëria u çlirua nga një makth që e kishte kapluar. Atë natë ashtu si edhe pritej, Edi Rama mbeti i vetëm në selinë e Partisë Socialiste. Nuk e ndihmoi as vota e hedhur në favor të tij edhe nga Presidenti i Republikës që ngjan edhe kjo me fabulën e La Fontenit. Tradhtinë vetë Zoti e ndëshkon me turp.
Edi Ramën e braktisën edhe deputetët që i rrinin çdo ditë si ajo gjëja pas këpucës. Tirana kërkonte ndryshimin, kërkonte të largonte nga Bashkia e Tiranës njeriun e sëmurë me delir. Të gjithë tani më kishin kuptuar se i sëmuri i PS nuk kishte hallin të përmirësonte sa të ishte e mundur në jetën e qytetarëve të Tiranës, por gjetkë ishte qëllimi. Kërkonte të bëhej me të gjitha mënyrat e dhunës bolshevike kryeministër i Shqipërisë.Tirana ishte e lodhur. Aferat e karteleve të ndërtimit që e kanë bërë këtë njeri monstër, njeriun më të pasur të Ballkanit po i rrëshqisnin nga duart dhe bashkë me këto do ta braktisnin edhe “shpura” e milionerëve dhe miliarderëve të grupit parlamentar të PS. Do ta linin fillikat si në një kënetë që kulprat gjenerojnë vrullshëm të kapen pas një trungu tjetër, pas atij që tanimë është kalbur dhe është zhytur në llucë. Këto arrinte t’i kuptonte në vetminë e tij Edi Rama, aty në zyrën e tij partiake, që me shumë gjasa edhe aty ditët i ka të numëruara. Ishte një pamje e çuditshme që trasmetonin live TV-të në të gjithë Shqipërinë, që vetëm një kone e vogël vraponte në korridoret e shkreta të PS. Edhe vetë nomenklatura është e lodhur dhe e rraskapitur nga veprimet donkishoteske të të sëmurit psiqik në krye të sajë. Siç bëhet e ditur, tani kohët e fundit Edi Rama ka filluar rrahjet dhe keqtrajtimet e të gjithë atyre që e kundërshtojnë në marrëzitë e tij. Edhe institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë në proceset demokratike; BE, OSBE, ODIHR, Dep.Amerikan i shtetit etj, janë të lodhura nga dyfytyrësia dhe pafytyrësia e këtij njeriu që për interesat personale të pasurisë dhe postit për t’u bërë kryeministër, është i gatshëm si Neroni “t’i vërë zjarrin Romës”.
Por “ëndrra vazhdon” e Edi Ramës u ndërpre. Një djalë i ri e sfidoi ballëpërballë, e përmbysi vrullshëm me një alternativë qytetarie europiane të një fushate elektorale brilante, të paparë ndonjëherë në Shqipërinë postkomuniste. U ngjalli njerëzve shpresën e një Shqipërie europiane të ëndërruar dhe ideuar nga lëvizja studentore e Dhjetorit ‘90 me të paharruarin Azem Hajdari, “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Dhe përmbysja ishte katastrofike për Edi Ramën. Humbi lart më shumë se 23 mijë vota krahasuar me vitin 2007 për Bashkinë e Tiranës dhe 7 njësi bashkiake. Dhe tani kërkon të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës” në 10 vota, ndërkohë kur procesi i numërimit akoma nuk kishte përfunduar. Marrëzia nuk paska të ndalur tek ky njeri që i etur nga megalomania për pushtet... Në këtë kontekst dhe në të gjitha pikëpamjet, Edi Rama është humbësi i madh me një fund të palavdishëm. Ai ka edhe një mundësi në rastin e tanishëm, që të pranojë humbjen dhe t’i urojë fitoren Lulzim Bashës. Është mundësia që të rikuperojë në njëfarë mënyre sado pak të gjitha marrëzitë dhe gafat politike që kaq shumë i kanë kushtuar Shqipërisë në përgjithësi në rrugën e demokracisë dhe Partisë Socialiste në veçanti për t’u transformuar nga një forcë politike me një prejardhje komuniste, në një parti socialiste të modelit europian.