E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Buldozeri qe do mbroje Izraelin

08-12-2010 / Gazeta 55

Fokus

Buldozer keshtu e quajne Tamir Pardon shefin e ri te Mossad-it izraelit. Ekspert per Iran-in i cili ka marre shume medalje pse ka rrezikuar jeten e tij ne misionet sekrete. Ne operacionin Entebbe ne Uganda ai ishte perkrah vellait te presidentin Netanjahu.
Tamir Pardo eshte nje Sh-sh-sh. Pra jane ata persona qe punojne ne zyrat me sekrete Izraelite dhe qe bejne shhh kur therrasin per heshtje. Nuk flasin kurre per punet e tyre. Pardo eshte zgjedhur si shef i ri i Mossad sherbimit sekret te Jerusalemit. Me zgjedhjen e tij Netanjahu shkroi fundin e nje historie filluar tre vjet me pare. Pardo ishte krahu i djathte i Yoni Netanjahu vellai i te renit ne qytetin Entebbe kur komandot Izraelite liruan 104 pengje ne nje aeroport te Ugandes. Operacioni i shpetimit sic do thoshte Yitzhak Rabin eshte bere legjende. Izraeli dergoi nje force elitare ne nje vend qe ishte larg 3.200 km duke i zene ne befasi terroristet me shume zgjuarsi dhe force. Te gjithe pasagjeret hebrenj ishin rrembyer dhe si te tille ishin liruar. Operacioni Yonatan eshte quajtur keshtu nga emri i kolonelit Netanjahu qe udhehoqi zbarkimin por e pagoi me jeten e tij.
Deri ne emerimin e tij Pardo njihej si T zevendes anonimi i Meir Dagan udheheqes historik i sherbimit sekret Izraelit qe riktheu Mossadin te luftonte me thike neper dhembe per te perdorur fjalet e Ariel Sharonit qe e kishte zgjedhur. Ka qe ne 1997 qe Mossad nga deshtimi i nje aksioni ne Hamas dhe Amman nuk godiste nje vend arab. Shume veprime qe nga ajo kohe jane klasifikuar nen pergjegjesine e Dagan-Pardo qe nga eliminimi i nje kryetari te Hamas ne Dubai dhe ne vrasjen e liderit te Hezbollah Imad Mughniyeh njohur si cakalli shiit. Pionier i teknologjise dhe i sherbimeve sekrete shkolluar ne histori dhe shkenca politike baba i dy femijeve Pardo eshte njohur edhe si buldozeri. Ka fituar mbi nje konkurrence te jashtezakonshme. Per vendin e Dagan qarkullonin emra nga shefi i inteligjences ushtarake Amos Yadlin tek shefi i sherbimeve te brendshme Yuval Diskin qe ka ideuar vrasjet e shenjestruara te kryetareve terroriste. Netanjahu ka preferuar T qe shume pak njihej per te Jerusalem Post dje ka cliruar emrin e tij per te kuptuar se sa pak dihej per Pardo.
Pardo eshte i deshiruar nga tre ish kokat e hekurta qe qeverisin Izraelin Bibi Napoleonee Boogi. Keshtu qe Netanjahu Ehud Barak e Moshe Yaalon zevendes kryeministri qe ishte ne krye te asaj elite lufte te njohur si Sayeret Matkal ose me thjeshte Njesia. Pardo eshte nje veteran i Sayeret modeluar mbi njesine angleze Sas dhe qe nga Sas-i ka marre moton Kush guxon fiton. Pardo ka marre tre cmime te dhena ne diten e pavaresise atij qe rrezikon jeten ne misione sekrete per sigurine e Izraelit. Eshte nje ekspert i madh i Iran dhe jeton ne moshavin e vogel te Nirit nje nishan dyfeku larg nga palestinezet nga ana tjeter e linjes jeshile e Cisjordanise. Dje Yossi Melman gazetar ekspert i inteligjences dhe autor i nje libri mbi Mossad ka thene qe nuk eshte nje rastesi qe ardhja e Pardos koncidon ne Teheran me daljen nga skena e nje tjeter shkencetari iranian. Dyshja Dagan-Pardo kishte hedhur programin e kapitullimit per te eliminuar shkencetare iraniane perfshire ne armet berthamore. Si Ali Mahmoudi Mimand babai i programit atomik dhe Ardenshir Hassenpour i cili ehshte fizikanti ushtarak me i madh i Teheranit.
Pardo ka arritur nje fame te madhe ne Neviot inteligjenca legjendare informatike per instalimin e cipeve dhe kamerave ne strukturat armike. Mund te jete nje rastesi por sistemi berthamor iranian eshte tronditur se fundmi per shkak te nje virusi te cuditshem informatike te quajtur Stuxnet. Eumlshte zbuluar me vone se virusi permbante nje fjale Hadassa qe ne gjuhen hebre ka kuptimin mirto dhe mund te lexohet si Hadassa emri i princeshes Ester. Ne Bibel libri i Esterit tregon planin e Aman keshilluesi i mbretit te Persise per te zhdukur te gjithe hebrenjte. Me nje dredhi Ester zbulon komplotin dhe ne ekzekutim perfundon Aman.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›