Leter Babagjyshit
Sot eshte 8 Dhjetori nje feste kuptimplote per traditen e Krishtere festohet Mrekullia e Virgjereshes Maria pafajesia e vertete e saj nga mekati origjinal. Pothuajse cdo shtepi e ketij besimi zbukurohet me pemen e Vitit te Ri e ndezin dritat e festave te fundvitit. Eumlshte momenti i bekuar per ti shkruar nje leter Plakut te Vitit te Ri me kerkesa deshira e endrra qe mund ti lexoje vec ai. Dikur ishin femijet qe i shkruanin sot mes tyre gjen dhe plot te rritur te krishtere e myslimane nuk ka rendesi plakut te Vitit te Ri i besojne te gjithe. Kush ne leter kush ne mendje kush me ze e kush me sy kush ne email e kush ne nje file pa adrese te kompjuterit kush ne gazete e kush mbi nje podium te gjithe deshirojne e presin dicka. Midis shume letrash te mberritura ne Laponia gjenden dhe keta rreshta te shkruar nga nje bije tiranase qe gjithmone i ka besuar mrekullise se tij.
I dashur Babagjyshi i Viti te Ri
Sapo te hysh ne Tirane te lutem ndale sliten tende para bashkise e veshtro rreth e qark cdo rruge te qytetit. Jo mos u tremb nuk po te kerkoj sheshin Skernderbej te mbaruar as trafik te rregullt e rruge me te mira as me pak tulla me ngjyra e plehra mbi gropa. E di mrekullia jote nuk eshte kaq e fuqishme sa ti zgjidh keto pune.
Dua vec te ndalesh e te vezhgosh kalimtaret nje e nga nje. Gjen aty te gjithe Shqiperine mjaft ti pershendetesh e do takohesh me malesorin e labin tiranasin e pogradecarin elbasanasin e fierakun korcaren e gjirokastritin do njihesh me banore nga cdo cep i vendit. Eumlshte e bukur Tirana sot i ngjan nje Shqiperie ne miniature toske e gege te mbledhur rreth nje zjarri. Ajo cka kerkoj nga ty babagjyshi im eshte ti peshperitesh ne vesh secilit Njiheni me mire njeri-tjetrin keni aq shume gjera per te treguar e mesuar mes jush. Mjaft me gjeegjezen pula beri vezen apo veza pulen shume kane mbetur jetime prej saj.
Dua ti mesosh ta duan Tiranen e jo si vendin ku kane gjetur punen kane blere shtepine kane ndertuar vilen trekateshe por dua ti kujtosh ta duan kete qytet sic kane dashur dikur shtepine me qerpic kullen konakun avlline e bahcen me lule kopshtin e bagetine. Tirana ka nevoje per dashurine e tyre ka nevoje per respektin e tyre. Le ti japim fund racizmit brenda nesh me klasifikime banale epitete krahinore qe shpojne gjoksin e i boshatisin shpirtin ketij qyteti.
Babagjyshi i Vitit te Ri hidhi syte mbi lokale jane te mbushur plot me te rinj ndalu ne cdo tavoline e fol me ta. E di jane entuziaste kurioze se dhe pak dite do munden te shijojne nje kafe ne qytetet e Evropes do bejne eksperienca e miqesi te reja. Kujtoju babagjyshi i dashur se cdo bisede me miqte e rinj perendimore do nise me pyetjen Me trego per qytetin ku jeton ku punon ku studion Tirana nuk ka as Harkun e Triumfit as Koloseun as Katedralen 100-vjecare ka monumente shume me modeste qe shume pak prej tyre i ka bere nje vizite turistike. Merri per dore e se bashku eksploroni mozaikun buze Unazes Kishen e Shen Palit Kishen e Shen Prokopit Kishen e Shen Gjergjit Shpellen e Pellumbasit Xhamine e Ethem Beut Tyrben e Kapllan Pashes Kalane e Toptaneve Kalane e Prezes Kalane e Petreles Uren e Tabakeve. Cdo objekt ka historine e vet e bashke me te tjeret ka shkruar librin e ketij qyteti. Shpjegoju babagjysh se patriotizem nuk do te thote vec foto e flamurit ne profilin e Facebookut apo parullat antiserbe antigreke pas cdo ngjarjeje provokuese. Patriotizmi eshte mbi te gjitha dashuri e dashuri pa histori e njohuri nuk ka e ska per te pasur kurre.
Na ndihmo babagjysh i Vitit te Ri te provojme ta shikojme se bashku Tiranen me veshtrimet e nje femije me kuriozitetin e tyre le ta shikojme me syte e atij qe beson tek mrekullia qe nuk ka frike ti shpreh emocionet para njerezve qe kur do te qaje qan e kur do te qeshe qesh me shikimin e atij qe di te fale e di te dashuroje te atij qe eshte vetvetja pa forma te ndermjetme.
Babagjysh i Vitit te Ri hip mbi sliten tende qe ke lene para bashkise e bashke me te ngjitu ne zyren e kryetarit merre me vete te lutem fluturoni bashke mbi kete qytet te bukur. Binde ta lere te lire Tiranen mjaft e mbajti peng duke e mberthyer me hekurat e politikes. Kete qytet as komunizmi nuk mundi ta prangoste. Thuaji se mjaft perfitoi nga urtesia e banoreve nga vlerat e tyre shpirterore nga respekti e nga krahet e tyre perhere hapur.
Cdo te premte kryetar ulesh balle me balle me gazetaret batuta pas batutash e nuk flet kurre per kete qytet. Po me banoret e tij sa here je ulur keta tete vjet A i ke pyet valle cfare u mungon Cfare i mundon Cfare i kenaq e cfare i argeton
Sa ekspozita e panaire ke hapur me traditat kulturore-artistike te ketij qyteti Tirana ka pasur nje nga pazaret me te medha te vendit tregoji babagjysh se nuk jane pak zejtaret e vjeter tiranas me punimet e tyre te ruajtura ne senduke qe emocionohen e u dridhet buza kur i pyet si i kane kryer. Zyra e kultures per fat apo per keq e di mire. Nata e bardhe o roze mire se te vije gjithmone ky qytet po hapur i mban duart por si nuk gjete kohe nje vit tu dhurosh naten e tyre.
Merkatat tradicionale te fundvitit pothuajse ne cdo kryeqytet te botes kane dite qe i kane hapur tezgat eshte kambana e pazevendesueshme e festave. Prodhime druri bakri bizhuteri e objekte balte gatime tradicionale e punime dore i mbushin krahet vizitoreve te tyre. Si valle nuk munde ti kenaqesh nje vit keta banore me merkaten tradicionale festive te qytetit me zejtare e tregtare autoktone me turiste vendas e te huaj.
Sa emra artistesh te rinj ka promovuar Sa qendra kulturore per te rinj e te moshuar ke inauguruar Numerohen me gishtat e nje dore kurse vitet e pushtetit tend po i mbushin dy duar.
Plot 8 vjet e mbajte lidhur ne arkitekture ne infrastrukture ne art ne sport ne kulture e hodhe sa majtas e djathtas per kapricot e tua.
Lere te lire Tiranen kryetar lere te fluturoje ajo nuk rrezohet kurre se ka krahet perhere te hapur qe e mbajne ne ekuiliber e buzen gjithmone te qeshur qe i tregon rrugen.
Pershendetje Babagjysh e pune te mbare
Vogelushja tiranase