E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy P-te

Permbytje dhe protesta. Nje togfjalesh i mjere. I pari vjen nga natyra nga terbimi i saj. I dyti nga verbimi i nje formacioni politik. Protesta per nje ceshtje politike ajo e zgjedhjeve te 29 qershorit 2009 nderkohe qe i gjithe vendi jeton me ankthin e te ngujuarve te Shkodres me syte tek levizja e reve apo zezimi i qiellit. Opozita nuk duhet te bjere pre e nje pasioni te semure e kllapise se luftes per pushtet. Ajo mund te jete kritike dhe te kritikoje sa te doje operacionet e shpetimit apo te furnizimit te te ngujuarve te Shkodres me buke batanije dhe me uje por jo te beje protesta politike. Vendi sot na do te gjithe te bashkuar. Ne radhe te pare Shkodra. Lufte per ta fituar perfundimisht kete qytet martir pa permbytjet qe po ia deformojne jetesen. Lufta nuk ka te beje dhe aq me thaset me rere perpara pallateve apo dyqaneve te saj nen uje. Me kamionet e ushtrise apo barkat e xheniereve qe transportojne te semuret neper spitalin e qytetit. Me ekskavatoret qe punojne ne argjinaturen e Torovices per te mos lejuar permbytjen katastrofike te Lezhes. Beteja per Shkodren eshte epokale. Rrethimi i ujerave ne dhjetor 2010 nuk eshte si rrethimi i Sulltanit osman me 1478. Nuk eshte as si rrethimi i janarit 2010. Kambana hidrike duhet te zgjoje sot nje popull te tere Dhe qeverisjen e politiken e tij. Pa protesta per te rifituar pushtetin. Lufta e mirefillte per Shkodren fillon tani. Kur dalengadale kthehet shpresa e mijera njerezve per nje jete me normale pas demeve shkaterrimeve hidherimit frikes per humbjen e jetes. E cila nis edhe ajo largohet me ujin pas inatit per ndihmat e munguara. Eumlshte beteja per te mos harruar. Pesimi i ketij dhjetori 2010 duhet te sherbeje si nje mesim i madh. Jo vetem pse meteorologet flasin per nje muaj plotesisht te lagshem plot shira dhe qe mund te beje qe njolla e ujit te qendroje gjate shume me gjate se sa ne janar te ketij viti. Dhe te shtoje hallet e veshtiresite e shkodraneve. Porse ndryshimi i klimes po kerkon madje uleret qe ndaj natyres ti kthejme syte. Edhe fondet. Shkodra jeton prane kaskades se Drinit. Kjo kaskade po na jep 100 milione euro eksporte te energjise kete vit. Perse te mos marrim nje eurobond te dyte prej 200 milione eurosh gjate vitit te ardhshem Dhe me keto fonde te nisim thellimin e Bunes si dhe lartesimin edhe me tej te argjinaturave Do te ishte njera zgjidhje qe permbytjet te mos prishnin jetet e kaq shume mijera njerezve. Nderkohe ketyre njerezve te permbytur duhet tu shkoje e plote ndihma jone. Tani pa humbur kohe. Jemi lart nga 200 familje shqiptare qe jetojme neper qytete. Ku gjenden bankat dhe llogaria e hapur e Ministrise sone te Financave e quajtur Kontribute vullnetare per te permbyturit ne zonen e Shkodres. Duhet te shkojme nje perfaqesues nga cdo familje. Edhe familja me e varfer nuk do ta kete veshtire te ruaje pese mije leke te vjetra per vellezerit e motrat tona ne Shkoder. Dhe ta derdhe ne banke prane kesaj llogarie. Ndersa familjet me te ardhura te mesme mund te japin edhe 50 mije leke te vjetra secila. Le ta quajme nje dhurate te Vitit te Ri per te lagurit ne palce te pastrehet dhe shpresepaktet. Kurse ai 20-perqindesh i popullsise qe ka para jo pak mund te kontribuoje me nga 100 mije leke te vjetra e lart. Duhet ta bejme kete. Ti japim shembull vete shtetit e qeverise sone si mblidhen parate. Nese arrijme ta bejme pa frike ne me pak se nje jave do te mblidhen mbi 20 milione euro per te permbyturit dhe keto para nuk jane pak. Do te perbenin fillimin e shnderrimit te madh. E kthimit te shoqerise sone ne nje shoqeri te pergjegjshme per fatet e njerezve te vet. Pa kontribute nga politika te ciles as ia duam ndihmen as ia ndiejme nevojen ne keto momente. Beteja per Shkodren por jo vetem per ate por per gjithe ngrehinen tone shpirterore si shqiptare fillon dhe mbaron tek keto para qe sot duhet te nxjerrim nga xhepi. Beteja per Shkodren nuk eshte vetem per 14 mije te evakuuarit apo per mijera te tjere qe ende rezistojne mes ujit. Ajo eshte beteja brenda dhe per ndergjegjen tone. Ka ardhur koha te zevendesojme deshtimet nga politika me nismen tone si shqiptare e si qytetare. Nese japim sot kontributin qe na takon akoma dhe me te forte e aspak mosperfillese do ta kemi llogarine qe do tu kerkojme strukturave shteterore qeverise nese nuk investojne si duhet ne Bune dhe tek argjinaturat. Kesaj radhe pa vonesa pa frikera per fonde tejet te kushtueshme. Kesaj radhe perpara tryezes se opinionit publik te nje populli te tere. Dhe pa protesta...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›